Dashi
Pjesa me e madhe e cifteve do e lene veten te lire sot dhe dashurojne ashtu si do e ndiejne. Nuk do kete debate apo zenka te kota, keshtu qe shfrytezojeni sa te mundni diten. Beqaret do njihen me nje person interesant por do parapelqejne t’i marrin gjerat shtruar fillimisht duke u njohur mire. Ne planin financiar duhet te ruani me patjeter ekuilibrin dhe mos shpenzoni kuturu.
Demi
Jeta ne cift nuk do kete ndonje ndryshim te madh nga nje dite me pare. Venusi do iu gjendet prane ne cdo moment dhe do mundohet te ruaje harmonine. Nese jeni edne beqare, nje miku juaj do nxite nje takim gjasme rastesor me dike qe pelqeni. Pergatituni per emocione te forta. Ne planin financiar gjendja do jete me e mire dhe do kryeni investime te rendesishme.
Binjaket
Marredhenia me partnerin ka rrezik te mare nje kthese kritike sot. Beni me shume leshime dhe toleroni nese nuk doni ta humbni ate qe keni ne krah. Venusi, perendesha e dashurise do i ndihmoje beqaret te bejne per vete nje person shume te vecante. Ne planin financiar do keni mundesi te rregulloni situaten. Do beni edhe disa shpenzime shume te domosdoshme.
Gaforrja
Per te ruajtur harmonine dhe mireqenien ne cift duhet te beni shume perpjekje gjate kesaj dite. Disa persona do mundohen t’iu prishin pune. Beqaret duhet te tregohen te sinqerte me personat qe do takojne. Vetem ne kete menyre do e bejne per vete personin qe do kene prane. Ne planin financiar situata do jete e trazuar. Tregohuni sa me te matur me shpenzimet qe mos humbni.
Luani
Ka rrezik qe debatet me partnerin te shtohen edhe me shume sot. Nuk do jeni te qete per asnje moment dhe kjo do iu mundoje shume. Beqaret nga ana tjeter me shume gjasa do goditen nga shigjeta e Kupidit. Do iu duket vetja sikur jeni me krahe dhe do fluturoni nga gezimi. Ne planin financiar beni kujdes nga Marsi. Ai do iu nxite te shpenzoni pa mase dhe do keni probleme.
Virgjeresha
Nese tregoheni me realiste ne jeten tuaj ne cift gjerat do shkoje me mire se kohet e fundit. Do merrni kenaqesite qe keni pritur prej kohesh. Beqaret, fale bashkepunimit te Henes do kene mundesi te takojne nje person qe iu pershtatet me se miri shijeve te tyre. Silluni ashtu si ta ndjeni, jo ashtu si duhet. Ne planin financiar do keni fat dhe do e stabilizoni menjehere situaten.
Peshorja
Gjate kesaj dite do dashuroheni ne menyre pasiononte dhe do ndiheni mjaft mire prane te dashurit te zemres. Cdo gje do shkoje ashtu si e kishit enderruar. Beqaret do merziten paksa sepse as sot nuk do e gjejne shpirtin tyre binjak. Ka kohe per gjithcka, mos u beni pesimiste. Ne planin financiar do kembengulni shume qe ta stabilizoni situaten dhe do ia arrini qellimit.
Akrepi
Ne planin sentimental do keni pak nostalgji per kohet e shkuara. Flisni per kete me partnerin dhe kujtoni cdo moment emocionues. Ai qe keni ne krah do jete i gatshem t’ua plotesoje te gjitha deshirat. Planetet do favorizojne edhe dashurickat e beqareve. Pergatituni per surpriza. Per shkak te shpenzimeve te domosdoshme buxheti do kete disa luhatje te vogla.
Shigjetari
Dite e shkelqyer kjo e sotmja per ata qe jane ne nje lidhje. Me ne fund do bini dakord per nje teme qe e diskutoni prej kohesh dhe do merrni vendime te rendesishme. Nese jeni beqare do flirtoni gjate gjithe kohes dhe do ndesheni me persona te vecante, megjithate shpirtin binjak nuk do e gjeni. Ne planin financiar do zgjidhni disa probleme qe iu kane munduar se shumti.
Bricjapi
Partneri do tregohet shume i kuptueshem me ju sot dhe do ua plotesoje disa deshira. Mundohuni edhe ju nderkohe t’ia shprehni me shume ndjenjat. Per beqaret nuk ka ardhur ende dita ideale per te filluar nje lidhje. Gjithsesi takimet nuk do mungojne. Situata financiar do jete paksa shqetesuese. Mos mendoni ne asnje moment te shpenzoni shume sepse do keni probleme te medha.
Ujori
Dite aspak e mire kjo e sotmja per ata qe jane ne cift. Dikush do influencoje se shumti tek partneri dhe do i tregoje atij gjera te paverteta ne lidhje me ju. Mundohuni t’i zgjidhni gjerat me qetesi. Beqaret do kene njohje te reja dhe interesante. Megjithate yjet keshillojne te mos krijoni menjehere lidhje. Nese financat jane te dobeta ulni shpenzimet qe te mos keni veshtiresi me vone.
Peshqit
Keni pasur zenka te forta me partnerin? Sot do pajtoheni dhe do i shihni gjerat me pozitivizem. Ne mbremje do kaloni momente te zjarrta dhe te mbushura me pasion. Beqaret do jene me te deshirueshem se kurre dhe do kene mundesi te mira per te krijuar lidhje serioze. Ne planin financiar mund te perballeni me disa veshtiresi. Merrni masa sa me shpejt qe te mundeni.
Diskutime rreth kësaj post