Horoskopi ditor, e premte 1 korrik 2016
Dashi
Dukej se disa marrëveshje apo raporte ishin të shëndosha me partnerin/en, por kanë filluar krisjet e para dhe ndoshta ky është vetëm fillimi. Një dozë të theksuar ndikimi ka edhe Hëna që iu sheh “përmbys”. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë. Kujdes me shpenzimet.
Demi
Edhe pse atmosfera e përgjithshme është pak a shumë e njëjtë në marrëdhënie me partnerin/en, “përplasjet” e vogla të planetëve në shenjë mund të reflektohen në probleme të vogla. Beqarët jo vetëm që do kenë takime interesante, por mund të nisin edhe lidhje. Financat mbajini nën kontroll.
Binjakët
Qielli juaj sa vjen e ndriçohet dhe mbështetjet nga yjet janë të shumta. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna që ju sjellin momente të bukura në dashuri. Beqarët do kenë plot flirtime, por do i mbajnë të fshehta. Financat do vinë duke u përmirësuar.
Gaforrja
Do të keni gjithë mbështetjen e Afërditës pozitive, e cila do të bëjë të mundur t’ju kthjellojnë në lidhje me partnerin/en, pasi Marsi dhe Mërkuri vazhdojnë t’ju turbullojnë e të mos ju lenë të qetë. Beqarët mund të kenë dashuri me shikim të parë. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni me shpenzimet.
Luani
Nëse konstatoni edhe ju se po kaloni një moment “magjik” në dashuri, kjo i detyrohet edhe ndikimit pozitiv të treshesh Merkur, Mars dhe Jupiter. Një ndryshim në punën tuaj do të jetë me mjaft interes. Beqarët nuk duhet të kërkojnë gjëra të parealizueshme. Shpenzimet kryejini me kujdes.
Virgjëresha
Forma fizike jo e mirë do të bëjë që dita e sotme të jetë pa shumë shkëlqim. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat më shumë me mendje dhe të ruani qetësinë në komunikim me partnerin/en. Beqarët duhet të pranojnë ftesat që do ju bëhen. Buxhetin do e keni nën kontroll falë menaxhimit tuaj.
Peshorja
Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar. Disa nga projektet tuaja në marrëdhënien tuaj në çift do t’ju duhet t’i lini mënjanë, të paktën përkohësisht. Beqarët sado që do mundohen nuk di i shmangin dot takimet dhe pëlqimet. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur.
Akrepi
Përsëri protagoniste në shenjën tuaj do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita, që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë. Mund të bëni një udhëtim interesant. Beqarët duhet të tregohen të durueshëm dhe të mos marrin vendime të nxituara. Financat do përmirësohen.
Shigjetari
Pas një periudhe të shkurtër me humor aspak të mirë, keni filluar ta rimerrni veten dhe kjo për meritë të një kuadri yjor që sa vjen e bëhet edhe më pozitiv në fushën sentimentale. Beqarët nuk duhet të tregohen naive sepse mund të lëndohen. Financat do jenë tepër delikate.
Bricjapi
Duket se dita e sotme do të jetë me shumë impenjime e me shumë stres për ju të dashuruarit, pasi Marsi në një orbitë aspak të favorshme sjell vetëm pështjellim. Beqarët do kenë një ditë plot emocione dhe të mbushur me propozime. Në planin financiar ka ardhur koha të ecni me rregulla.
Ujori
Ndoshta tani ka ardhur momenti për të dalë e për të shprehur hapur pikëpamjet tuaja lidhur me problemet e përbashkëta me partnerin/e. Do të keni mbështetjen e Marsit dhe Mërkurit. Beqarët nuk do e ndryshojnë dot statusin, por do ndjehen mirë edhe kështu. Në planin financiar do jeni me fat.
Peshqit
Do të dëshironit shumë të bënit gjithçka që do të mundnit për të arritur një objektiv tuajin në dashuri, por sot do t’i keni “duart e lidhura” nga një mori yjesh pengues. Beqarët do kenë shumë ndryshime, prandaj duhet të përgatiten shpirtërisht. Financat do dini si t’i mbani gjatë gjithë kohës në kontroll.
Diskutime rreth kësaj post