Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 22 mars 2017 që Lajme.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Do të ndiheni më mirë, por ndonëse nuk do jeni në gjendjen më optimale tuajën, përmirësimi është i dukshëm. Shmangni konfliktet ndërpersonale, sidomos ato që kanë të bëjnë me dashurinë. Ditët pasuese të kësaj jave do jenë më pozitive. Që nga e mërkura mbani parasysh moton “nëse diçka nuk shkon, ndryshoni drejtim”. Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj do bëjë që të ruani qetësinë dhe të veproni më mirë.
Demi
Konfliktet në punë dhe familje ju kanë vënë në provë. Nuk është e lehtë tejkalimi i sikleteve të vogla, por vetëm në mesjavë do qetësoheni. Me shumë vështirësi do i dëgjoni këshillat e të tjerëve, por do të ndiqni instinktin tuaj lidhur me atë që ju bën të ndiheni mirë. Ekonomia juaj do vijë duke u përmirësuar, problemet do i hidhni pas krahëve.
Binjakët
Pjesa e parë e javës ka qenë mjaft e vështirë, por kujtoni që më e keqja ka kaluar. Fatmirësisht jeni një person që ndryshoni faqe lehtësisht dhe do të vini re shumë shpejt përmirësime. Megjithatë nuk përjashtohen disa tensione. E rëndësishme është që të ruani qetësinë, pasi gjithçka është kalimtare.
Gaforrja
Rikuperimi juaj është shumë i ngadaltë dhe tensioni ju ka mposhtur. Në punë do e ndjeni veten shumë të ngarkuar dhe do keni dëshirë për ndryshim. Mundohuni ti dedikoni më shumë kohë partnerit/es dhe të forconi ndjenjat tuaj. Nëse përfshiheni në debate, mundohuni të mos tregoheni shumë të drejtpërdrejtë.
Luani
Muaji mars është me shumë fat për të lindurit e kësaj shenje. Do të keni mundësi të mira në profesion, ashtu sikundër në fushën e ndjenjave do të gjeni qetësinë për të cilën keni aq shumë nevojë gjatë kësaj periudhe. Saturni i lehtëson raportet me të tjerët si dhe rindez pasionin. Shfrytëzojini gjërat pozitive që ju ofrohen.
Virgjëresha
Parashikohen mundësi të mëdha në ardhje për ju, por kujtoni se ky është vetëm fillimi. Në vijim priten hapa edhe më të rëndësishëm. Do të merrni vendime që do ndikojnë në të ardhmen tuaj. Për të arritur atë që synoni duhet të përvishni mëngët tani. Në ditët në vijim bëni kujdes nga përplasjet që mund të keni me të lindurit në shenjën e Binjakëve ose Akrepit.
Peshorja
Ndonëse nisja e muajit do ju gjejë plot entuziazëm, reflektoni pasi rrezikoni të gaboni. Nuk do t’iu mungojnë mundësitë, por e rëndësishme është që të rrini vigjilent dhe të kujdesshëm. Një rënie e beftë e energjisë mund t’iu pengojë në punët tuaja. Gjithsesi nëse përpiqeni sadopak do ja arrini qëllimeve tuaja.
Akrepi
Ndjenjat kanë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj dhe nëse keni në krah personin e duhur, mund ta lini veten të lirë për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Nëse tregoheni shume kërkues ndaj të tjerëve, limitohuni disi. Problemet e financave do zhduken si me magji dhe kjo do ju japë mundësinë për të bërë disa shpenzime pa u trembur.
Shigjetari
Do të jeni të mbushur plot pasion dhe energji. Bëni kujdes duke i përdorur në drejtimin e duhur pasi në të kundërt mund të rrezikoni. Do jeni në kërkim për të gjetur ekuilibrin, ndaj veproni me qetësi. Ata që janë vetëm është parashikuar që të kenë një ditë të mbushur me takime interesante të cilat do i bëjnë të ndjehen mirë.
Bricjapi
Do jeni shumë të tensionuar dhe kërkues ndaj të tjerëve. Nuk do të ngurroni t’ua përplasni në fytyrë të tjerëve neglizhencën, për shkak se vetë jeni përkushtuar plotësisht në punë. Gjatë pasdites disa ide tuajat do ju bëjnë konfuzë, megjithatë një mendim nga të tjerët mund t’ua qartësojë idetë.
Ujori
Do e nisni ditën disi të lodhur dhe pa motivim. Është një periudhë shumë e ngjeshur me punë, pasi do keni shumë gjëra për të përfunduar. Në dashuri lërini më shumë hapësirë partnerit/es, për të mos e bërë të ndihet si i “mbytur”. Bëni kujdes ndaj dyshimeve, pasi mund ta tensiononi situatën dhe më pas do pendoheni.
Peshqit
Nëse keni personin e duhur në krahë, do arrini të bëni gjëra të mëdha dhe me shumë lehtësi. Mundohuni të jeni më të sinqertë me të tjerët dhe të mos shtireni gjithmonë si të mirë. Në dashuri mungesa e sinqeritetit mund t’iu sjellë probleme. Më mirë përballojini tensionet pak nga pak, se sa të bien mbi ju njëherësh.
Diskutime rreth kësaj post