Dashi
Një ditë jo e mirë për ju të dashuruarit. Keni shpenzuar shumë kohë me punën kohët e fundit duke lënë pas dore njeriun tuaj të zemrës. Bëni mirë të bëni një menaxhim të kohës për të dyja palët. Beqarët nuk duhet të refuzojnë ftesat nëse duan të gjejnë shpirtin binjak. Financat do jenë me fat dhe do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm.
Demi
Jeni pak në ankth sot ju që jeni në një marrëdhënie në çift dhe nuk po e kuptoni nga ju vjen. Dita nuk do të jetë e qetë sepse shumë mendime po ju turbullojnë mendjen. Beqarët do realizojnë takime interesante të cilat mund t’ua ndryshojnë të ardhmen. Në planin financiar nuk do keni probleme, mundësi të mira edhe për të shpenzuar.
Binjakët
Duhet të sqaroni sa më parë një keqkuptim të lindur me partnerin/en sepse duke e neglizhuar do të thellohen më shumë mosmarrëveshjet. Jeni disi kontradiktorë sot. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do të jenë të mira.
Gaforrja
Po mundoheni të ambientoheni me të rejat e fundit që po ju ndodhin në lidhjen tuaj të dashurisë. Edhe pse ka shumë rrëmujë rreth e qark jush do të arrini të gjeni oazin tuaj. Beqarët do refuzojnë ftesat që do marrin për takime pasi nuk e ndjejnë veten gati për ndryshime. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet.
Luani
Nuk është se keni ndryshuar mendim lidhur me personin tuaj të zemrës, por disa situata të reja ju kanë bërë më dyshues dhe më të vëmendshëm. Beqarët do jenë tërheqës dhe do e kenë shumë të lehtë për të bërë për vete atë që pëlqejnë. Në planin financiar bëjini mirë llogaritë, mund të përballeni me probleme serioze.
Virgjëresha
Jeni të fokusuar tek familja sot dhe doni ti plotësoni pjesëtarëve të saj çdo dëshirë që ju kanë shprehur. Kjo gjë ju lumturon pa fund. Beqarët duhet të zbresin me këmbë në tokë dhe të tregohen më të lirshëm në takimet që do realizojnë. Financat do jenë të mira, nuk ka vend për shqetësime.
Peshorja
Pak lëvizje në jetën në çift nuk bën aspak keq, madje është mënyra për ta shijuar më mirë marrëdhënien. Do të jeni shokë shumë të mirë udhëtimi sot. Beqarët duhet të tregohen më të duruar në mënyrë që të gjejnë personin më të përshtatshëm. Buxheti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni probleme.
Akrepi
Sot jeni zgjuar me humor të keq ju të dashuruarit dhe karakteri juaj nuk do të jetë i thjeshtë për tu duruar përgjatë orëve të ditës. Do të keni momente reflektimi në mbrëmje. Beqarët do kenë një ditë me fat dhe do realizojnë takime interesante. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me të ardhurat tuaja.
Shigjetari
Do të merrni sinjale që fillimi i vitit të ri do të jetë i mbushur me ndryshime dhe surpriza për ju që jeni në çift. Duhet të filloni që tani të ambientoheni. Beqarët do kenë një ditë emocionuese dhe të mbushur me takime të veçanta falë mbështetjes së Mërkurit. Financat do i keni nën kontroll, falë menaxhimit tuaj.
Bricjapi
Nuk është se sot planetët do të jenë në rrugën tuaj. Shumë herë do të keni momente tensioni me partnerin/en gjatë ditës që do t’ju duhet ti përballoni vetëm. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin vendime të nxituara të cilat më pas do i lëndonin. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi kujdes me shpenzimet.
Ujori
Edhe pse në momente të caktuara të ditës pozitat tuaja do të lëkunden ndjeshëm, jeni aq të fortë si karaktere sa do të arrini të ktheni situatat në favorin tuaj. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse sot, prandaj duhet t’i shfrytëzojnë këto raste. Në planin financiar nuk duhet të kryeni shpenzime pa i bërë më parë llogaritë.
Peshqit
Marrëdhënia juaj me partnerin/en sot do të dalë në sipërfaqe. Nuk do të jetë aspak e lehtë të gjeni justifikime në një debat, por gjithsesi do ja dilni mbanë. Beqarët nuk do kërkojnë me ngulm nisjen e një lidhje dashurie, pasi do ndihen mirë edhe ashtu si janë. Financat do jenë të mira, do kenë ndikimin pozitiv të Mërkurit.
Diskutime rreth kësaj post