Dashi
Marrëdhënia në çift do jetë më e ngrohte gjatë kësaj dite. Do i harroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do mendoni më tepër për të ardhmen. Beqarët do kenë shumë nevojë për dikë në krah, por as sot nuk do kenë mundësi ta gjejnë atë të duhurin. Financiarisht, maturia dhe mençuria do ua stabilizojnë situatën.
Demi
Yjet do ndikojnë negativisht sot në jetën tuaj në çift dhe nga momenti në moment atmosfera mund të bëhet shumë e zjarrtë. Kujdes me ato që do thoni e do bëni. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm dhe të mos kërkojnë dikë sepse do lëndohen. Në planin financiar duhet të përballeni me vështirësitë jo t’i anashkaloni.
Binjakët
Marrëdhënia në çift do fillojë të përforcohet gjatë kësaj dite dhe do e shihni më me optimizëm të ardhmen. Nuk do i mbani aspak mëri tjetrit për gabimet e bëra. Beqarët nuk do kenë as sot fat në dashuri dhe do mbeten vetëm. Jupiteri do ju ndihmojë ta përmirësoni pak nga pak situatën financiare. Mos u nxitoni.
Gaforrja
Debatet në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini dot të shihni qartë drejt së ardhmes. Më mirë qëndroni pak kohë larg atij që doni për të menduar. Beqarët do jenë me fat dhe do hedhin hapat e para drejt një lidhje të qëndrueshme. Planetët do ua qartësojnë mendimet në planin financiar.
Luani
Të dashuruarit do kenë një ditë të mbushur me risi dhe kënaqësi. Shfrytëzojeni çdo mundësi që do ju jepet për të kaluar kohë me partnerin/en. Beqarët do bien në dashuri me shikim të parë dhe kështu do ju realizohet dhe ëndrra e madhe. Të ardhurat do kenë goxha përmirësime nga disa ditë më parë.
Virgjëresha
Bëni mirë të mos tregoheni shumë autoritarë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sepse mund të lindin probleme të mëdha me partnerin/en. Secili duhet të mbaje vendin e tij. Beqarët do njihen me një person serioz dhe realist. Lidhja juaj do jetë mjaft e qëndrueshme. Financat do jenë disi më të qëndrueshme se disa kohë më parë.
Peshorja
Do jeni më tolerantë në çift dhe do keni më tepër besim nga personi që keni në krah. Dita do jetë më e bukur dhe e mbushur me emocione të mëdha. Beqarët do jenë të fokusuar tek puna dhe miqtë. Në planin financiar është momenti i duhur për të filluar ndonjë strategji strikte. Vetëm kështu mund ta stabilizoni situatën.
Akrepi
Mos ja vini në çdo moment në dukje partnerit/es defektet që ka sepse do e mërzitni tej mase atë dhe mund të keni edhe debate. Askush nuk është perfekt e aq më tepër ju. Beqarët do vazhdojnë të kërkojnë dashurinë e madhe, por pa fat. Në planin financiar mos kërkoni të fitoni para menjëherë sepse do bëni gabime të pafalshme.
Shigjetari
Yjet do ju ndihmojnë të afroheni më tepër me partnerin/en sot dhe të kaloni sa më tepër kohë bashkë. Do keni mundësi të flisni për gjithçka pa pasur druajtje. Beqarët nuk do mund të kenë mundësi të krijojnë një lidhje serioze. Sot vetëm ndonjë aventurë mund të fillojë. Në planin financiar nuk rekomandohen shpenzime.
Bricjapi
Nuk do tregoheni aspak tolerantë me atë që keni në krah sot dhe marrëdhënia në çift nuk do jetë aq e mirë. Beqarët do jenë shumë të suksesshëm në dashuri dhe më në fund do ndihen të plotësuar. Personi mund të jetë i shenjës së peshores ose akrepit. Në planin financiar duhet të tregoheni më të kujdesshëm.
Ujori
Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin/en dhe do i zgjidhni edhe disa pengje të së kaluarës. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa asgjë të veçantë. Në planin financiar Plutoni do ju bëjë më të kthjellët dhe nuk do ju lejojë të gaboni.
Peshqit
Asgjë për t’u veçuar gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe mos mendoni për të ardhmen e largët. Beqarët do kenë shumë besim tek vetja e tyre dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Situata financiare do filloje dalëngadalë të përmirësohet.
Diskutime rreth kësaj post