Horoskopi ditor, e martë 23 shkurt 2016
Merrini gjërat më me lehtësi. Bëjini ballë çështjeve që po kaloni në çift një nga një dhe mos keni frikë të jeni pak të ashpër. Beqarët që ëndërrojnë për martesë dhe gjëra serioze sot, do jenë të pafat. Në planin financiar situata do ndryshojë për mirë.
Dashi
Gjatë ditës së sotme nuk do të doni të merrni shumë përgjegjësi, entuziazmohuni dhe lumturohuni kur partneri/ja do t’ju propozojë diçka të veçantë. Beqarët do kenë një ditë romantike të cilën duhet ta shfrytëzojnë sa të munden. Me financat tregoni kujdes me menaxhimin.
Demi
Përreth jush ka shumë persona të cilët luftojnë dhe qëndrojnë të fortë, ndaj sjellja juaj sipërfaqësore e kohëve të fundit mund të lodhë shumë njeriun tuaj të zemrës. Kujdes. Beqarët do lënë gjithçka pas dore sot, vetëm e vetëm që të gjejnë njeriun e ëndrrave. Në planin financiar situata do ndryshojë për mirë.
Binjakët
E sotmja mund të jetë më e ngadaltë se sa ditët e mëparshme, gjithsesi kjo nuk do t’iu pengojë të jeni më aktiv. Shfrytëzojeni çdo gjë për më mirë sot me partnerin/en në krah. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe gati të bëjnë çdolloj çmendurie. Në planin financiar merrni masa dhe tregohuni të matur.
Gaforrja
Do të keni mundësi të ndryshme për të marrë në këtë ditë, sidomos nëse do të duhet të zgjidhni mes projektesh. Megjithatë ju duhet t’i dedikoheni me shpirt marrëdhënies suaj në çift. Beqarët do tërhiqen shumë nga një person, që në fakt nuk do i ofrojë asgjë. Kujdes me financat, do jenë të paqëndrueshme.
Luani
Merrini gjërat më me lehtësi. Bëjini ballë çështjeve që po kaloni në çift një nga një dhe mos keni frikë të jeni pak të ashpër. Beqarët nuk do arrijnë dot as të joshin sot, e jo më të nisin ndonjë lidhje. Ditë pa fat për ta. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë.
Virgjëresha
Shtrëngoni dhëmbët dhe ecni përpara pa u frikësuar nga reagimi i partnerit/es. Sa më shumë të hamendësoni gjëra me mendjen tuaj aq më keq do t’i bëni vetes. Beqarët do kenë një ditë rutinë dhe nuk do realizojnë dot asnjë nga takimet e planifikuara. Edhe në planin financiar do keni probleme.
Peshorja
Mblidhini të gjitha rastet e bukura që do t’ju paraqiten gjatë kësaj dite dhe ndajini me njeriun tuaj të zemrës i cili do të jenë shumë i lumtur për objektivat tuaja. Beqarët që ëndërrojnë për martesë dhe gjëra serioze sot, do jenë të pafat. Për financat është dita ideale për të marrë masa.
Akrepi
Mos u kushtëzoni nga fillimi i vështirë i kësaj dite dhe për pasojë i kësaj fillim jave: në të vërtetë do të jetë diçka e mirë, sepse do të hiqni qafe shpejt dhe në të njëjtën kohë shumë probleme që kanë përfshirë marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do kenë disa takime. Në planin financiar kërkohet një menaxhim i mirë.
Shigjetari
Në veçanti një punë që më në fund do të nis do të duket në të njëjtën kohë shumë interesante, por edhe e komplikuar, për këtë duhet të kërkoni patjetër mbështetjen e partnerit/es. Beqarët duhet t’i marrin gjërat seriozisht se vetëm kështu mund ta ndryshojnë statusin. Me financat nuk do keni probleme.
Bricjapi
Mos u ndjeni në siklet përball partnerit/es, nuk është rasti që të keni frikë nga gjykimi i tij/e saj. Pasditen dedikojani totalisht marrëdhënies suaj. Beqarët do i kenë yjet në krah sot dhe do realizojnë shumë takime. Për financat do të jetë një ditë jo e mirë.
Ujori
Kjo ditë do të fillojë mirë, por do të “ndalet” pak gjatë mesit të pasdites, kur një diskutim me partnerin/en do t’ju bëjë që të pendoheni. Ndaj mendojini mirë fjalët që do të flisni. Beqarët duhet t’i mendojnë me shumë kujdes gjërat para se të hedhin hapat. Buxheti do të jetë i mirë.
Peshqit
Kjo e martë do t’ju paraqesë shumë të papritura, por ju gjërat duhet t’i shihni si një avantazh, në mënyrë që t’ia dilni mbanë sa më shpejt. Në mbrëmje organizohuni për të dalë me partnerin/en.Beqarët as që do e vrasin mendjen sot për takime, pasi nuk do duan ende ta ndryshojnë statusin. Financat nuk do jenë të këqija.
Diskutime rreth kësaj post