Ky është horoskopi për ditën e martë, 13 qershor 2017 që Lajme.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Do jeni në humor të shkëlqyer sot ju të dashuruarit dhe do ja shprehni akoma më shumë ndjenjat atij që keni në krah. Dielli do ndriçojë gjithë kohës dhe do ju bëjë të ndiheni më së miri. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe sepse mund të gabojnë. Në planin financiar do keni sukses të garantuar. Gjendja financiare ka për të qenë shumë herë më e mirë se më pare.
Demi
Ditë e ngrohte, me diell dhe ngjyra do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Pranë partnerit/es do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Beqarët nuk duhet të jenë shumë impulsivë sepse mund të bëjnë gabime të pafalshme e me pasoja për të ardhmen. Me shpenzimet do jeni të arsyeshëm dhe gjendja e financave nuk ka për të qenë aspak e keqe.
Binjakët
Sot do keni konflikte të njëpasnjëshme me partnerin/en tuaj dhe shpesh do ndiheni keq. Hiqni dorë nga të qenit mendjemëdhenj dhe jini sa më të hapur ndaj ndryshimeve. Beqarët më në fund do fillojnë një romancë të bukur, e cila do iu sjellë emocione dhe kënaqësi të pafundme. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Do jeni tej mase tolerantë me partnerin/en tuaj sot dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e jashtëzakonshme. Edhe ata që kanë pasur debate e probleme serioze do jenë më të qetë. Beqarët me shumë gjasë do marrin vendime të rëndësishme pas disa takimeve mbresëlënëse që do kenë. Në planin financiar mos u tregoni impulsive sepse mund të gaboni.
Luani
Jeta juaj në çift nuk do ecë shumë mirë gjatë kësaj dite. Herë pas here do keni debate dhe probleme serioze dhe do ndiheni keq. Beqarët nuk do duan të hedhin asnjë lloj hapi të nxituar. Buxheti do jetë goxha më i mirë, kështu që filloni të shlyeni borxhet e hershme e më pas bëni investimet që do ju duhen.
Virgjëresha
Mundohuni ta kontrolloni veten sot ju të dashuruarit dhe të mos bëni gjëra të gabuara. Nëse tregoheni pak më tepër tolerantë dhe të duruar keni për të qenë më të fituar. Beqarët duhet të jenë më të arsyeshëm dhe kurrsesi nuk duhet të hedhin hapa të pamenduara. Për financat do jete një ditë goxha delikate.
Peshorja
Tregohuni sa më të matur që të mundeni sot ju të dashuruarit sepse po bëtë gabime do keni mosmarrëveshje të forta me partnerin/en. Beqarët do merren me diçka shumë të rëndësishme gjatë kësaj dite dhe as që do mendojnë për të filluar një lidhje. Në planin financiar fati ka për të qenë gjatë gjithë kohës në anën tuaj.
Akrepi
Para se të flisni dhe t’i kërkoni diçka partnerit/es tuaj sot duhet të reflektoni disa herë. Ai/ajo nuk do jetë në humor shumë të mirë dhe mund të acarohet edhe për gjënë më të vogël. Beqarët do jenë optimistë, të qeshur dhe energjikë. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju ndodhe asgjë e keqe.
Shigjetari
Pavarësisht të gjitha vështirësive që keni pasur kohët e fundit në jetën tuaj në çift, sot do jeni më të qetë dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Beqarët do bëjnë të pamundurën që ta ndryshojnë sa më parë statusin e tyre kështu që do ja arrijnë qëllimit. Në planin financiar, edhe pse gjendja nuk do jetë në periudhën më të favorshme, nuk duhet ta humbni besimin dhe nuk duhet të alarmoheni.
Bricjapi
Ditë shume e animuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ju beje te ndiheni mire ne çdo moment. Beqaret do e kenë shume te vështirë ta gjejnë personin e ëndrrave edhe pse do mundohen pafund. Ne planin financiar do jeni shume me te arsyeshëm dhe situata do filloje te normalizohet.
Ujori
Do jeni shumë egoist sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin nuk do ecë ashtu si keni dashur. Po vazhduat kështu shume shpejt kanë për të ardhur probleme serioze. Për beqarët asgjë e keqe nuk do ndodhë, por nga ana tjetër nuk do ketë as ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Për financa më të qëndrueshme mundohuni të ulni në maksimum shpenzimet.
Peshqit
Ditë e mirë ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri/ja do përkujdeseni për njeri-tjetrin dhe nuk do bëni asgjë që të sjellë lëndim tek dikush. Beqarët duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat e tyre sepse vetëm ne atë mënyrë do mund ta gjejnë princin e kaltër. Në planin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm dhe të matur sepse në të kundërt situata do ju dalë jashtë kontrollit.
Diskutime rreth kësaj post