Dashi
Ciftet qe kane kohe qe jane krijuar do kene nje rizgjim te pasionit gjate kesaj dite dhe do ndihen me se miri prane atij qe dashurojne. Emocionet do jene te medha. Beqaret do tentojne te joshin pa pushim por nuk do arrijne ta bejne per vete ate qe deshirojne. Ne planin financiar do ndiheni me te qete sepse situata do stabilizohet ndjeshem. Me ne fund do e blini edhe veshjen qe keni menduar.
Demi
Per shkak te ngjarjeve qe do ndodhin gjate kesaj dite, do e lini pas dore dashurine. Kujdes sepse partneri do ndihet i vetmuar dhe mund te kerkoje dike tjeter. Beqaret do kene nje nga takimet me te rendesishme te jetes se tyre dhe cdo gje do ndryshoje per ta. Nese nuk merrni masa per te ulur shpenzimet do perballeni me veshtiresi ne planin financiar.
Binjaket
Nje klime harmonike do mbizoteroje gjate gjithe dites ne jeten e cifteve sot. Marredhenia me partnerit do jete me e mire dhe disa do hedhin edhe disa hapa me tej. Beqaret do i shtojne takimet dhe njerin prej tyre do e marrin me seriozisht. Asgje nuk eshte e pamundur sot. Ne planin financiar nuk eshte momenti te rrezikoni shume sepse do humbni. Tregohuni me te matur.
Gaforrja
Dielli do e mbroje gjate gjithe kohes jeten tuaj ne cift sot dhe nuk do keni as me te voglin problem me partnerin tuaj. Do bashkepunoni ne cdo moment dhe do kaloni momente emocionuese. Beqaret do arrijne te realizojne disa nga deshirat e tyre me sekrete. Ekuilibri financiar nuk do kete asnje tronditje sot. Situata do jete e qendrueshme dhe do shpenzoni pa frike.
Luani
Dite e kendshme dhe e mbushur me dashuri kjo e sotmja per ciftet. Dialogu do mbizoteroje gjate gjithe dites dhe nuk do perballeni me mosmarreveshje. Edhe beqaret do kene nje takim mjaft te rendesishem dhe interesant. Mund te ndodhe edhe ndonje dashuri me shikim te pare. Financat nuk do jene te keqija megjithate yjet keshillojne ende maturi me shpenzimet.
Virgjeresha
Sot do jete e veshtire te ruhet harmonia dhe paqja ne cift. Do debatoni me partnerin per nje teme delikate dhe nuk do bini dakord ne disa pika. Mundohuni te toleroni nese doni qe situata te qetesohet. Venusi do favorizoje jeten sociale te beqareve. Do kete takime me shumice gjate kesaj dite. Me financat do keni veshtiresi. Kujdes me cdo shpenzim qe do kryeni.
Peshorja
Do beni gjithcka qe eshte e mundur sot qe harmonia dhe mirekuptimi te mbizoteroje ne jeten ne cift. Klima do filloje te ngrohet dhe do ndiheni me mire se kohet e fundit. Beqaret jo vetem qe do kene disa takime, por ato do jene mjaft premtuese. Shfrytezojeni diten! Financat do jene me te mira sesa ju i mendonit. Nuk do keni as me te voglin problem ne kete fushe.
Akrepi
Per pjesen me te madhe te cifteve do mbizoteroje nje klime e ngrohte. Do flisni gjere e gjate per disa mosmarreveshje qe keni pasur me perpara dhe do iu jepni atyre zgjidhje. Beqareve nuk do iu mungojne mudesite per te joshur, megjithate beni kujdes me menyren se si do veproni. Ne planin financiar duhet te merrni masat e duhura dhe te ulni menjehere shpenzimet nese nuk doni te ngeleni pa lek.
Shigjetari
Dashuria do jete ne qender te vemendjes per ciftet sot. Venusi do iu beje me joshes dhe me sharmante dhe ne kete menyre partneri as qe do mendoje t’i hedhe syte diku tjeter. Beqaret do kerkojne shume por as sot nuk do e gjejne ate qe deshirojne. Mos e humbi shpresen gjithsesi. Ne planin financiar do jeni te vendosur ta stabilizoni situaten dhe do ia dilni mbane.
Bricjapi
Jupiteri do iu sjelle shume fat gjate kesaj dite ne jeten tuaj ne cift. Do ndiheni ne harmoni te plote prane atij qe dashuroni dhe nuk do keni nevoje per asgje tjeter. Beqaret do i shtojne takimet por as sot nuk do e gjejne dot personin e endrrave. Situata financiare do jete e stabilizuar. Disa do kene edhe disa permiresime fale kujdesit dhe maturise qe kane treguar.
Ujori
Beni cmos ta largoni rutinen nga jeta juaj ne cift gjate kesaj dite sepse do keni probleme me vone dhe do merziteni. Flisni me partnerin dhe beni gjithcka se bashku. Beqaret edhe pse nuk do mendojne shume te krijojne nje lidhje, nuk do mund t’i rezistojne dot nje personi qe do iu dale para. Financat do jene te mira, por jo te shkelqyera keshtu qe beni kujdes me shpenzimet.
Peshqit
Nese nuk bazoheni tek disa defekte te vogla te partnerit sot, jeta juaj ne cift do jete e mrekullueshme. Askush nuk eshte perfekt prandaj mos u fiksoni ne detaje pa rendesi. Beqaret do ia kalojne me se miri prane miqve te tyre dhe nuk do e ndiejne aspak nevojen per nje lidhje. Me shpenzimet tregohuni me te arsyeshem nese nuk doni ta trondisni ekuilibrin.
Diskutime rreth kësaj post