Horoskopi ditor, e hënë 4 prill 2016
Dashi
Kjo e sotmja do jete një nga ditët me te veçanta te muajit. Do e dëgjoni me kujdes tjetrin dhe marrëdhënia me partnerin do jete e jashtëzakonshme. Beqaret gjithashtu do jene me fat ne dashuri dhe do takojnë personin me te cilin do kalojnë një jete te lumtur. Buxhetin po e menaxhuar me kujdes do e mbani gjithë kohës te qëndrueshëm. Ju mund t’ia dilni.
Demi
Klima yjore ka për te qene goxha e mire sot për juve qe jeni ne një lidhje. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin dhe do i hidhni hapat te mirëmenduara. Beqaret me mire te mos nxitohen, por sot le te pranojnë vetëm te njihen me disa persona. Buxheti do konsolidohet edhe me tepër dhe do arrini te hiqni disa para mënjanë. Do e siguroni edhe te ardhmen.
Binjaket
Nëse jeni ne një lidhje sot partneri do ju beje t’i harroni problemet qe keni ne fushat e tjera. Ai do jete i kujdesshëm, i matur dhe i ëmbël. Beqaret do jene te paduruar dhe ka rrezik te hedhin disa hapa te nxituara nga te cilat mund edhe te lëndohen. Buxheti nuk do jete i keq edhe për faktin se familjaret do jene gjithmonë aty për t’iu ndihmuar kur te keni nevoje.
Gaforrja
Qielli ne jetën tuaj ne çift nuk do ketë as diell dhe as re gjate kësaj dite. Here pas here do ndiheni bosh dhe mund te mbylleni ne vetvete. Beqaret duhet te veprojnë ashtu si ta mendojnë me te arsyeshme dhe nuk duhet te dëgjojnë çfarë ju thonë te tjerët. Financat do mbeten delikate po vazhduar te shpenzoni shuma marramendëse. Mendoni sa me shpejt te merrni masa.
Luani
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete aq e mire saqë shume do e kenë zili. Mirëkuptimi dhe qetësia sa here qe flisni është për t’u admiruar. Beqaret nuk do i rezistojnë dot tundimit dhe do pranojnë te dalin me te parin qe do i joshe. Disave mund t’iu ecin punët mire, ndërsa disa te tjerë do lëndohen. Buxheti do jete delikat, por fale ndihmës te miqve do stabilizohet.
Virgjeresha
Do ketë goxha përmirësime sot ne jetën tuaj ne çift dhe keni për ta harruar periudhën e trishte ne te cilën po jetonit kohet e fundit. Beqaret me mire te mos nxitohen dhe t’i marrin gjerat shtruar edhe sikur disa persona t’i tërheqin jashtë mase. Ne planin FInanciar do arrini me ne fund ta përmirësoni situatën fale një pune te suksesshme qe do përmbyllni.
Peshorja
Dite mjafte e animuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here madje do ju duket sikur nuk janë ne realitet. Beqaret sado qe te mundohen nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin e tyre. me mire te presin edhe pak kohe. Financat do vazhdojnë te mbeten te ekuilibruara ne çdo moment kështu qe mund te hiqni edhe disa para mënjanë.
Akrepi
Dite mjaft e qete ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni çdo gjë qe doni pa menduar aspak për te tjerat. Ne fund te fundit një jete është dhe duhet jetuar ashtu si ju vjen. Beqaret le te përFItojnë nga ftesat qe do ju bëhen sepse personat do jene vërtet interesante. Ne planin FInanciar do keni me shume fat se me pare dhe situata do vije duke u përmirësuar.
Shigjetari
Klima yjore do jete mjaft e mire sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do keni mundësi te flisni me lirisht me partnerin dhe do merrni edhe vendime. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Gjithçka do jete shume here me ndryshe nda disa dite me pare. Financat nuk do jene aspak te këqija kështu qe mund te bëni investimet e menduara.
Bricjapi
Marrëdhënia me partnerin do lere për te dëshiruar sot. Nuk do merreni vesh për asgjë dhe nga ana tjetër do vazhdoni te jeni kokëfortë. Beqaret as qe do mendohen dy here për te pranuar ftesat sepse do joshen menjëherë prej atyre personave. Financat do jene te mira, por kjo nuk është arsye qe ju te shpenzoni pa fund dhe pa menduar për ditët ne vijim.
Ujori
Do i shprehni me shume se kurrë me pare ndjenjat partnerit tuaj sot dhe do dashuroheni me te pa dorashka. Përgatituni edhe ju për një surprize gjigande prej tij. Beqaret nuk do duan ta ndryshojnë statusin e tyre sepse do ndihen mire edhe ashtu si janë. Ne planin FInanciar vështirësitë do jene te njëpasnjëshme. Kërkoni ndihme sepse ndryshe nuk do ja dilni.
Peshqit
Nen ndikimin dhe mbrojtjen e Venusit, jeta juaj ne çift ritet te jete shume e mire gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni çdo çast për te folur hapur për çdo gjë. Beqaret me mire te presin edhe disa dite para se te hedhin hapa pas priten mundësi akoma me te mira. Ne planin FInanciar do mbizotërojë ekuilibri dhe nuk do keni për çfarë te qaheni.
Diskutime rreth kësaj post