Dashi
Disa të papritura do ju pengojnë që të vlerësoni me qetësi emocionet tuaja dhe ndoshta do të shikoni gjithçka më shumë zi, nga sa është në të vërtetë. Mundohuni të jeni më optimistë! Ata që janë vetëm do të kenë shumë mundësi për ta kaluar këtë ditë të qetë. Në punë duhet të angazhoheni më shumë për të mbrojtur projektet tuaja dhe për ti çuar përpara, pavarësisht çdo gjëje.
Demi
Me Venusin dhe Marsin të pranishëm në shenjën tuaj, do të ndiheni mjaft të lumtur dhe të shpërblyer. Do të rifitoni besimin në veten tuaj. Ata që janë vetëm mund të përjetojnë ndjenja të thella dhe intensive, nga të cilat nuk do të duan të zgjohen.
Gjatë kësaj të hëne do të keni sigurinë se ku po shkoni dhe cila duhet të jetë strategjia e duhur për të arritur objektivat tuaja.
Binjakët
Do të ndjeni nevojën për tu hapur, për ti ndarë me dikë mendimet tuaja dhe për të komunikuar. Mundohuni që ta jetoni këtë ditë me partnerin/en larg të gjitha shqetësimeve. Zemrat e vetmuara do të përjetojnë emocione romantike dhe një pasion të pakontrolluar. Sa i takon sferës profesionale do të jetë një ditë ku do të arrini marrëveshje të shkëlqyera dhe do të ndërmerrni nisma të veçanta.
Gaforrja
Do e jetoni dashurinë me intensitet të madh, nga njëra anë Venusi premton emocione unike dhe shumë romanticizëm, nga ana tjetër Marsi do ju shtyjë drejt nervozizmit. Ata që janë vetëm duhet të jenë të kujdesshëm, pasi mund të kenë dëshira të pazakonta.
Në punë do të keni mundësi shumë të mira për të përmirësuar të ardhurat.
Luani
Emocionet tuaja do të jenë konfuze gjatë kësaj dite, të luhatura dhe kontradiktore. Problemet në raportin në çift do të vinë duke u shtuar. Ata që janë vetëm do t’iu rrahë zemra fort për një person. Priten sinjale gëzimi dhe lumturie. Kalimi i Mërkurit mund të sjellë avantazhe të shumta në situatën tuaj profesionale. Do të jeni të drejtpërdrejtë dhe komunikues.
Virgjëresha
Do të jetë një ditë e shkëlqyer për sferën e dashurisë, ku do të arrini të eksperimentoni me siguri dhe do të shfaqni dashuri dhe pasion pa limit. Ata që janë vetëm do të jenë në kontakt me emocionet e tyre dhe do të pranojnë të gjitha përjetimet e një ndjenje. Edhe sa i takon sferës profesionale e hëna do të jetë e mbarë, pasi synimet tuaja do të jenë të qarta dhe do të angazhohen maksimalisht.
Peshorja
Pakënaqësitë dhe tensioni do ju pengojnë që të jetoni qetësisht dashurinë. Po përjetoni një fazë ndryshimesh e cila do të zbulojë një mënyrë tjetër të të jetuarit të jetës. Ata që janë vetëm do të kenë nevojë për kohë për t’u përshtatur me një situatë të re. Ndonjë tension në ambientin e punës, do të jetë i pashmangshëm. Shmangni përplasjet, për të mos humbur vlerësimin e eprorëve.
Akrepi
Do të jeni shumë sensualë dhe pasionantë, por emocionet do të jenë të luhuatura. Në zemrën tuaj ndoshta mund të ketë stuhi, mundohuni që ta dominoni. Ata që janë vetëm, ndoshta duhet të pranojnë faktin që ndjenjat kundër ish-it nuk janë shuar ende.
Në punë do të shijoni në maksimum mbështetjen e yjeve, kështu që do të jetë një periudhë e favorshme për të vënë në jetë projekte të reja.
Shigjetari
Do të jeni shumë të komunikueshëm dhe të hapur për dialog, kështu që jepuni prioritet situatave që keni përzemër për të pasur më shumë qartësi dhe harmoni. Ata që janë vetëm do të marrin stimujt e duhur për të zgjuar interesat e tyre, por vetëm në kokë dhe jo në zemër. Në punë kthjelltësia juaj do ju lejojë që të çoni përpara raportet e punës në mënyrat më të mira të mundshme.
Bricjapi
Kjo do të jetë një ditë speciale për të dashuruarit të cilët do të ndihen në qiellin e shtatë dhe do të nisin të bëjnë plane për të ardhmen. Nëse jeni vetëm dhe keni një ëndërr në sirtar, mundohuni që ta realizoni. Në punë ekziston rreziku i tensioneve, kështu që mundohuni të ruani qetësinë.
Ujori
Ndoshta situata në çift nuk është tamam ajo që dëshironi, por mundohuni të nxirrni më të mirën nga ajo që keni. Forca e dashurisë do ju ndihmojë që të kapërceni çdo pengesë. Emocionet do të bëjnë që t’iu dridhet zemra atyre që janë vetëm, të cilët do të kenë dëshirë për përkëdhelje dhe romanticizëm. Kjo është një ditë e mirë për të projektuar punët e ardhshme. Priten ndryshime që kanë të bëjnë me pozicionin tuaj aktual.
Peshqit
Në sajë të favorizimit të planetëve do të arrini që të zbuloni emocione të reja shumë të thella, të qëndrueshme dhe jetëgjata, të cilat do i bëjnë mirë zemrës. Pasioni do ju ofrojë atyre që janë vetëm kënaqësi intensive si dhe takime të reja të cilat premtojnë shumë për të ardhmen. Pritshmëri të mira janë edhe në sferën profesionale, ku investimet në karrierë do të rezultojnë të frytshme.
Diskutime rreth kësaj post