Ky është horoskopi për ditën e hënë, 14 mars 2016 që Noa.al sjell për ju. Situata do të paraqitet e qëndrueshme në këtë fillim javë për Peshqit dhe Binjakët. Shenja më e favorizuar e ditës është Demi. Momente të vështira pritet të ketë për Gaforret, ku të lindurit e kësaj shenje do të kalojnë momente stresi.
Dashi
Momenti i relaksit të fundjavës ka kaluar, tashmë duhet të karikoheni për ta nisur javën me energji. Kjo e hënë do jetë e mbushur me angazhime të shumta, por këshilla që duhet të mbani parasysh është që të reflektoni mirë, para se të veproni.
Demi
Kjo është shenja më e favorizuar e ditës, ku do të keni mbështetjen maksimale të Hënës. Do të keni raporte shumë të mita me Binjakët dhe të lindurit në shenjën e Dashit. Zhvillime pozitive parashikohen në dashuri dhe ndonëse të vogla, edhe në punë do të ketë të tilla.
Binjakët
Kjo ditë do të jetë shumë me fat për pjesën më të madhe të binjakëve. Do të ketë mundësi të shumta në fushën e ndjenjave. Parashikohen takime të nxehta dhe lidhje të reja.
Gaforrja
Kjo ditë do të bëhet e vështirë për shkak të ndikimit të yjeve, por edhe prej pranisë së Saturnit. E hëna do të risjellë miqësi që nuk i keni përzemër dhe mund të ketë tensione në ambientin familjar, ndaj bëni kujdes.
Luani
Dita do të jetë e qetë, sidomos në raportin në çift, në familje dhe në atë miqësor. Mund të keni ngarkesë në punë, por do e përballoni. Nëse e nisni me këmbën e mbarë, kjo javë do të shkojë mirë për ju.
Virgjëresha
Dita do të jetë e favorshme për të nisur diçka interesante dhe pse jo edhe një angazhim të rëndësishëm. Hëna do të ketë ndikim të favorshëm tek ju, ndaj mos i humbisni mundësitë që do ju dalin përpara.
Peshorja
Do të dini të jeni mirënjohës dhe t’ia njihni meritat atij që ka tentuar ose po tenton që t’iu ndihmojë. Këshillohet që gjërat t’i merrni sa më pozitivisht dhe të pozicionoheni në anën që mendoni të duhurën.
Akrepi
Efektet pozitive në sajë të ndikimit të Marsit, do nisin të duken gjithnjë e më shumë. Do të ketë sërish disa vështirësi, por dijeni se jeni në rrugën e duhur.
Shigjetari
Dita nuk do të nisë dhe aq mirë, por më pas situata do vijë duke u përmirësuar. Stina e bukur është fare pranë, kështu që merreni sa më pozitivisht këtë ditë dhe pse jo si fillim javë, mund të merrni ndonjë nismë për të kthyer trupin në formë.
Bricjapi
Mos e lejoni veten të hutoheni nga iluzione të rrema. Kujtoni se fati puth guximtarët, por për çdo gjë mendohuni mirë. Mos u entuziazmoni dhe mos u përfshini në nisma që nuk ua dini pasojat.
Ujori
Shumë prej jush do të preferojnë gjërat konkrete, duke mos u gënjyer thjesht nga fjalët. Ju do t’i kushtoni më shumë rëndësi punës se sa dashurisë. Mundohuni të gjeni ekuilibrin e duhur.
Peshqit
Grinta e Diellit në shenjën tuaj do të ketë ndikim pozitiv. Ky 14 mars parashikon një ditë mjaft të favorshme. E hëna do të jetë premtuese në sajë të ndikimit të Venusit, ku do të shkëlqeni në marrëdhëniet ndërpersonale.
Diskutime rreth kësaj post