Dashi
Pas një dite të nisur zbehtë, me kalimin e orëve do të vendosni të përballoni me kurajo dhe vendosmëri çdo angazhim të kësaj jave të re. Do të bëni diçka që është e domsdoshme, por nuk do ju pëlqejë shumë.
Demi
Duhet që të kanalizoni energjitë tuaja në mënyrë që të jeni sa më efikas. Do të rezultoni mjaft të frytshëm me angazhimet e kësaj të hëne. Do të bëni një sforcim të domsdoshëm, ndonëse nuk do ju pëlqejë.
Binjakët
Si me magji, çdo gjë do të shkojë sipas mënyrës suaj. Do të dini që të çoni deri në fund çdo angazhim dhe situatë të kësaj dite fare lehtësisht. Vetëm kështu kjo e hënë do të jetë më e lehtë.
Gaforrja
Për shkak të ndikimit të Hënës, do të ndryshoni energji me kalimin e orëve, duke u përshtatur me detyrat me të cilat do të përballeni. Por në fund, do të triumfoni me lehtësi. Mos kini frikë nga zhvillimet e reja.
Luani
Për të kënaqur dikë, ose thjeshtë për të kënaqur pritshmëritë tuaja, me kalimin e orëve duhet të lini mënjanë krenarinë dhe të pranoni të silleni në mënyrë më të sjellshme dhe diplomatike. Është e domosdoshme për të fituar!
Virgjëresha
Pasi keni jetuar një moment që ju ka kthyer shumë shpejtë në realitet dhe tek gjërat më të rëndësishme, dalëngadalë do dini të pranoni çdo detyrim ose angazhim në mënyrë natyrale. Kështu do të funksiononi më mirë gjatë kësaj të hëne.
Peshorja
Hëna qysh në mëngjes do ju dhurojë të gjithë energjinë dhe dëshirën që ju duhet për të përballuar këtë të hënë, ashtu siç duhet dhe siç e kërkon momenti. Thjesht bëni të mundurën që çdo angazhim i juaji të nisë në momentin e duhur.
Akrepi
Gjatë kësaj dite mund të vini në zbatim të gjithë energjinë që keni dhe do përballoni çdo situatë fare lehtësisht. Një fuqi aleate do ju ndihmojë që të jetoni dhe të përballoni me kurajo çdo angazhim. Mos toleroni askënd që ju bie në qafë.
Shigjetari
Mos u trembni nga fillimi i javës i cili mund të duket vërtetë i rëndë, intensiv dhe shumë i lodhshëm. Mos u nxitoni, lërini orët e para të së hënës që të kalojnë dhe dita do të lehtësohet disi, duke i bërë situatat më të përballueshme.
Bricjapi
Mund të përballeni me një situatë tensionuese në orët e para të mëngjesit, një energji që nuk do ju ndihmojë që ta nisni mirë javën. Kujtoni ama, që të mos dorëzoheni, pasi shumë shpejt gjithçka do të jetë e qartë që kishit ju të drejtë dhe jo të tjerët.
Ujori
Pas një momenti të parë bllokimi, gjatë paradites do të rigjeni të gjithë dëshirën dhe energjinë që ju duhet për të përballuar ditën. Mos u dekurajoni nga asgjë dhe nga askush, pasi ndikimi i Hënës shumë shpejtë do ju befasojë.
Peshqit
Ashtu siç ndodh shpesh, në orët e para të ditës mund të përfshiheni nga emocionet, duke u dhënë plotësisht pas punës ose disa personave që kanë rëndësi momentalisht për ju. Më pas fatmirësisht, gjithçka do të bëhet më e qartë dhe më logjike, duke shpëtuar ditën tuaj.
Diskutime rreth kësaj post