Horoskopi ditor, e enjte 30 qershor 2016

Horoskopi ditor, e enjte 30 qershor 2016

Dashi

Sot të dashuruarit duhet të bëjnë kujdes sepse Marsi i nxituar në shenjë imponon ritme. Mbase duhet të jenë të tjerët ata që duhet të kenë kujdes me ju. Jeni të papërballueshëm. Beqarët do kalojnë momente të bukura falë disa takimeve interesante. Buxheti do jetë i kënaqshëm.

Demi

Do të jetë Afërdita ajo që do të bëjë të ripërtërihet një ëndërr e vjetër e juaja, ndërsa për ta realizuar atë mund t’ju ndihmojë partneri/ja. Sot mund të përjetoni një mbrëmje magjike. Beqarët do kenë njohje të reja dhe një takim i veçantë do ju ndryshojë jetën. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Binjakët

Edhe pse nuk është ndonjë moment kushedi se çfarë, sodisfaksionet nuk do të mungojnë t’ju vijnë andej nga është pika juaj më e dobët, dashuria. Mërkuri stimulon raportet ndërpersonale. Beqarët nuk duhet të kërkojnë gjëra të pamundura. Në planin financiar merrini gjërat seriozisht.

Gaforrja

Me pak fat dhe me ndihmën e Afërditës në shenjë, sot ju që jeni në çift do të keni mundësi të arrini një sukses të pashpresuar, si në punë ashtu edhe në dashuri. Beqarët do kenë disa takime përmes të cilëve mund të ndryshojnë dhe statusin. Financat do jenë në gjendje të mirë.

Luani

Nuk ju mungojnë idetë dhe projektet, por ca nga që nuk gjeni dot argumente, ca nga që nuk jeni konkretë, nuk arrini të jeni bindës. Mos hezitoni t’i shprehni dashurinë njeriut të zemrës sa herë e ndjeni. Beqarët dom pëlqejnë shumë persona dhe nuk do fokusohet dot te një. Financat e mira.

Virgjëresha

Qielli juaj në fushën sentimentale bëhet gjithnjë e më i zymtë sepse Mërkuri dhe sidomos Afërdita vazhdojnë të qëndrojnë “rëndë” mbi “kokën tuaj”. Megjithatë, forca e juaj e karakterit bën t’ia dilni mbanë. Beqarët do afrohen shumë me një person të njohur. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Peshorja

Vazhdon “kënga” negative e “duetit” Mars-Mërkur në shenjë për ju të dashuruarit, prandaj sot do t’ju duhet të djersitni “shtatë këmishët” për të arritur një rezultat minimal. Beqarët do bëjnë mirë të mos nxitohen. Me financat do tregoheni impulsive dhe do gaboni.

Akrepi

Parashikohet një ditë mjaft e mirë për ju të dashuruarit që i përkisni kësaj shenj , sidomos në aspektin sentimental nga ju vijnë edhe kënaqësitë më të mëdha. Beqarët duhet të tregohen ende të durueshëm që të gjejnë personin e duhur. Financat do dini si t’i menaxhoni.

Shigjetari

Sot, “efekti Saturn” do të ndjehet ca më shumë, prandaj edhe në pjesën më të madhe të ditës do të jeni disi të tendosur, por edhe melankolikë. Por për fatin tuaj, Hëna ju stimulon erosin. Beqarët do jenë të pavëmendshëm dhe humbasin mundësi. Financat do jenë të ekuilibruara.

Bricjapi

Sot Afërdita dhe Urani përbëjnë një stimul të vazhdueshëm në planin profesional dhe nga ana tjetër, janë “katalizatorët” më të mirë për fushën sentimentale. Më të hapur ndaj partnerit/es. Beqarët të mos nxitohen sepse do vuajnë pasojat. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Ujori

Me përjashtim të ndonjë momenti tensioni, në përgjithësi dita sot pritet të jetë e mirë dhe e qetë. Edhe Hëna është në një pozicion shumë të favorshëm për të stimuluar raportet me partnerin/en. Beqarët do kenë takime, por do preferojnë ende të mbajnë këtë status. Në planin financiar do keni disa vështirësi.

Peshqit

Ka ardhur momenti i përshtatshëm për të “hedhur një hap vendimtar” në marrëdhënien tuaj në çift, prandaj nuk duhet të hezitoni më. Pak më i komunikueshëm me partnerin/en. Beqarët duhet të presin ende për një lidhje serioze. Me shpenzimet tregohuni më të matur.

Pasardhëse

Diskutime rreth kësaj post