Horoskopi ditor, e enjte 25 shkurt 2016
Me partnerin/en do të diskutoni, por çdo gjë do jetë kalimtare dhe më pas do të përjetoni emocione të forta. Beqarët edhe pse do kalojnë disa pengesa do arrijnë më në fund ta afrojnë njeriun që pëlqejnë. Buxhetin duhet ta mbani nën kujdes.
Dashi
Sot duhet të jeni të ftohtë dhe nuk duhet të influencoheni minimalisht nga ajo që do të donit të ndodhte; veçanërisht në mëngjes përcaktoni diçka fikse dhe mos u ndikoni nga partneri/ja. Beqarët askush nuk do i ndalë për të joshur personin që pëlqejnë. Për financat do të jetë ditë goxha delikate.
Demi
Bëjeni çdo gjë hap pas hapi: është e vërtetë se mezi prisni që të çliroheni nga një problem, por nuk do ta keni të mundur që ta bëni pa ndihmën e partnerit/es. Beqarët do kalojnë një ditë të qetë dhe pa ndonjë takim interesant. Në planin financiar do ju duhet pak maturi.
Binjakët
Vendimet që duhet të merrni sot do të jenë shumë të vështira, ndaj përdorni të gjithë energjinë tuaj maksimale. Bëni kujdes, mos vendosni asgjë pa u konsultuar më parë me njeriun tuaj të zemrës. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri dhe vazhdojnë ende të mbeten të vetmuar. Në planin financiar më mirë mos ndërmerrni rreziqe.
Gaforrja
Shmangni vendimet e nxituara. Bëni kujdes për humbjet dhe vjedhjet e disa sendeve. Me partnerin/en do të diskutoni, por çdo gjë do jetë kalimtare dhe më pas do të përjetoni emocione të forta. Beqarët edhe pse do kalojnë disa pengesa do arrijnë më në fund ta afrojnë njeriun që pëlqejnë. Në planin financiar do jeni të organizuar.
[ads1]
Luani
Sot do të merrni një ndihmë të çmuar nga partneri/ja. Në sferën e dashurisë gjërat nuk do t’ju shkojnë mirë. Beqarët do jenë të lirë të bëjnë gjithçka që mendojnë si të arsyeshme. Ditë interesante për ta. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm.
Virgjëresha
Mos u vini veshin atyre që ju rrethojnë. I dashuri ose e dashura juaj nuk është aspak ashtu siç e “pikturojnë” të tjerët. Ndërkohë, një telefonat ose një email mund t’ju prishë ditën. Beqarët do ndikohen nga Venusi i cili do ju krijojë ambientin e duhur për takime interesante. Buxhetin duhet ta mbani nën kujdes.
Peshorja
Propozime të nxituara nga dikush që nuk ka aspak për zemër interesin tuaj. Ndërkohë mos e tradhtoni besimin e njeriut të zemrës, mos ia nxirrni sekretet. Beqarët duhet të bëjnë kujdes me disa persona që do i joshin sepse mund të zhgënjehen nga ta. Financat do jenë të mira.
Akrepi
Shmangni veprimet impulsive. Bëjini gjërat me qetësi. Jini më të thellë në mendime. Mos u mashtroni nga rastet që në dukje janë të bukura. Gjykojini të gjitha anët e një çështjeje, në të kundërt partneri/ja juaj do të lëndohesh. Beqarët më në fund pas shumë mundimesh do e bëjnë për vete personin e ëndrrave. Kujdes me financat.
Shigjetari
Perspektiva të mira për të filluar një aktivitet që e keni pasur në mendje prej kohësh. Sot duhet të tregoheni veçanërisht më të sigurt në vete dhe të kini ide të qarta lidhur me marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do kenë takime interesante me persona që do i lidhë profesioni. Në planin financiar tregohuni sa më të matur.
Bricjapi
Sot duhet të jeni shumë të qetë për të përballuar me partnerin/en tuaj një çështje të rëndësishme. Kjo do të jetë periudha e intuitës: edhe ëndrrat mund t’ju sugjerojnë mesazhe domethënëse. Beqarët vërtet kanë pritur pak kohë, por tani do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Buxheti ka për të qenë goxha i mirë.
Ujori
Shmangni thashethemet. Shpenzojeni kohën në mënyrën më të mirë të mundshme. Në dashuri duhet t’i mendoni edhe më mirë gjërat se ku keni arritur. Beqarët do kenë takime interesante. Mirë është të hedhin hapa të menduara. Në planin financiar do i keni idetë e qarta.
Peshqit
Nëse keni fituar pak sukses, kjo ka ardhur për shkak të popullaritetit tuaj, ndaj tani dhe më pas është koha që të bashkëpunoni vetëm me partnerin/en. Beqarët duhet ta lënë zemrën e tyre të hapur dhe të hedhin pas krahëve thashethemet. Situata financiare do të jetë goxha e qëndrueshme
Diskutime rreth kësaj post