Dashi
Ditë shumë e bukur dhe e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Edhe ata që kanë pasur zënka do pajtohen dhe do shohin me optimizëm drejt së ardhmes. Beqarët do kalojnë momente të mrekullueshme pranë të afërmve. Në planin financiar Jupiteri do iu ndihmojë të rregulloni problemet financiare.
Demi
Do keni shumë debate sot me atë që keni në krah dhe nuk do arrini dot të jetoni qetësisht. Më mirë do ishte të qëndroni larg njeri-tjetrit për disa kohë. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë prandaj nuk do e ndiejnë shumë nevojën për të krijuar një lidhje. Në planin financiar do keni shumë fat dhe do e stabilizoni situatën.
Binjakët
Plutoni do i mbrojë gjatë gjithë kohës ata që janë në një lidhje dhe nuk pritet as problemi më i vogël. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do e sqarojnë gjithçka. Beqarët do vazhdojnë të kenë të njëjtin status. Mos kërkoni të bëni asgjë me inat. Një menaxhim i keq i financave do iu çonte drejt problemeve serioze sot. Kujdes.
Gaforrja
Do jeni shumë të sigurtë për lidhjen që keni krijuar dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Do komunikoni për çdo gjë dhe do i buzëqeshni gjithë kohës njeri-tjetrit. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të krijuar një lidhje të qëndrueshme. Çdo gjë do jetë në dorën e tyre. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur.
Luani
Partneri/ja do iu jap një lajm shumë të rëndësishëm gjatë kësaj dite dhe kjo do iu bëjë të ndiheni për mrekulli. Orët e mbrëmjes do jenë të nxehta dhe drithëruese. Shfrytëzojini! Beqarët duhet të mendohen mirë për të gjetur se çfarë duan të bëjnë në të vërtetë. Në planin financiar nuk do keni shumë fat.
Virgjëresha
Përgatituni për ndryshime rrënjësore sot në jetën tuaj në çift. Ambienti do jetë më i ngrohtë dhe do e keni të lehtë të flisni hapur për gjithçka. Beqarët do jenë shumë joshës, mirëpo nuk do e takojnë as sot personin për të cilin kanë ëndërruar. Të ardhurat do kenë disa përmirësime, megjithatë kujdes me shpenzimet.
Peshorja
Edhe pse mjedisi yjor nuk do jetë shumë i favorshëm për jetën tuaj në çift, ju do arrini të ruani ekuilibrin financiar. Si ju ashtu edhe partneri/ja do jetë më i qartë për atë që do dhe do e dini çfarë hapash të hedhin. Edhe për beqarët do jetë një ditë e favorshme. Shfrytëzojeni sa të mundni! Në planin financiar mos shpenzoni kuturu që të mos keni vështirësi.
Akrepi
Do kuptoheni më së miri me partnerin/en tuaj sot dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli mes jush. Përfitoni nga kjo ditë edhe për të marrë vendime të rëndësishme. Beqarët do jenë mjaft joshës dhe do bëjnë për vete një person shumë të veçante. Rrjedha e jetës suaj mund të ndryshojë rrënjësisht. Financat duhen pasur gjithë kohës në vëmendje.
Shigjetari
Ditë e mbushur me surpriza të shumta kjo e sotmja për të dashuruarit. Ai që keni në krah do ketë menduar çdo gjë në detaje dhe do ua bëjë çdo moment më emocionues. Edhe për beqarët çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve. Në planin financiar mund të ketë disa të papritura jo të këndshme nëse nuk tregoheni të matur.
Bricjapi
Asgjë për t’u veçuar sot në jetën tuaj në çift. Komunikimi do vazhdojë të mbetet i mirë dhe do e toleroni herë pas here njeri-tjetrin. Beqarët nuk do jenë në humor dhe do refuzojnë disa ftesa që do iu bëhen. Në planin financiar mos hidhni asnjë hap pa qenë të sigurt për përfundimin.
Ujori
Do e thelloni edhe më tepër marrëdhënien në çift gjatë kësaj dite dhe do bashkëpunoni më tepër me personin që keni në krah. Emocionet do jenë më të forta. Edhe beqarët do ia kalojnë më së miri falë disa takimeve interesante që do kryejnë. Financat nuk do mund të tronditen nga askush dhe asgjë. Do ndiqni një strategji strikte dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli.
Peshqit
Një klimë e qetë dhe e ngrohtë do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite sot në jetën tuaj në çift. Do e vlerësoni shumë mbështetjen që do iu japë partneri/ja në çdo fushë dhe do e falënderoni në mënyrë të veçantë atë. Beqarët nuk duhet ta humbin kohën duke u marrë me kërkimin e dashurisë. Situata financiare do konsolidohet.
Diskutime rreth kësaj post