Dashi
Mjedisi yjor nuk do jete aspak i favorshëm për te dashuruarit. Priten debate te zjarrta dhe shume lot. Mos flisni pa u menduar sepse jo vetëm do e lëndoni tjetrin, por edhe veten tuaj. Beqaret edhe sot do e kenë te vështirë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Nëse doni qe financat te jene te mira, shmangni çdo operacion te madh financiar. Nuk është ende koha.
Demi
Jupiteri do jete planeti qe do e influencoje me se dashurinë gjate kësaj dite. Do kaloni momente te ngrohta dhe sensuale me atë qe keni ne krah. Nëse ju beqare doni te krijoni sa me shpejt një lidhje, mos qëndroni te mbyllur e shtëpi, por dilni sa te mundni neper vende me shume njerëz. Ne plani financiar do keni fat. Përfitoni për te kryer investimet e menduara.
Binjaket
Dite vendimtare kjo e sotmja për te dashuruarit. Pas një kohe te gjate lidhjeje, ka ardhur momenti te vendosni çfarë do bëni ne te ardhmen. Beqaret duhet t’ia lënë gjerat kohës dhe te mos nxitohen për asgjë. Ka një moment te caktuar për gjithçka. Saturni do jete i pozicionuar keq ne qiellin e financave. Mos bëni shpenzime te tejskajshme qe mos keni tronditje.
Gaforrja
Dite e tensionuar dhe e mbushur me debate kjo e sotmja. Do ta keni te vështirë te hapni rruge sepse gjithmonë do mendoni se keni te drejte. Beqaret duhet t’i dëgjojnë këshillat e miqve dhe te mos hedhin hapa për te cilat do pendohen shpejt. Financat do fillojnë për përmirësohen ndjeshëm. Vazhdoni te tregoheni te matur dhe shpenzoni me kujdes.
Luani
Gjate kësaj dite do jeni shume ne qejf dhe do përjetoni emocione te papërshkrueshme kur te jeni me partnerin. Ai do tregohet i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire. Beqaret duhet te dalin neper takime, por jote vendosin shpejt e shpejt te krijojnë një lidhje. Sektori i financave do jete i privilegjuar. Nuk pritet asnjë problem ne këtë fushe.
Virgjeresha
Nëse kohet e fundit keni kërkuar qetësinë ne çift, sot do doni me tepër emocione dhe pasion. Flisni me partnerin për këtë dhe ai me shume gjasa do ua plotësojë dëshirën. Beqaret do kenë vetëm flirtime dhe aventura sot. Dashuria e madhe do vije pas disa kohesh. Menaxhojini me maturi dhe kujdes financat sot nëse doni qe situata te përmirësohet shpejt.
Peshorja
Do i kushtoni me shume vëmendje parterit sot dhe do tregoheni me te sjellshëm me te. Pas një kohe jo shume te qëndrueshme dhe te bukur për ju, me ne fund do rilinde dielli. Beqaret duhet te tregohen sa me te matur me takimet qe mund te kryejnë. Mos i jepni fjalën askujt pa qene te sigurt. Ne planin financiar duhet te ulni sa me shpejt shpenzimet dhe te bëni një riorganizim.
Akrepi
Lidhje qe keni krijuar do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Te nxitur nga planetët do tregoheni me te gatshëm te bëni lëshime dhe te toleroni. Nga ana tjetër, beqaret do kenë mundësi te fillojnë lidhje te bazuara tek përputhja intelektuale dhe tek ajo shpirtërore. planin financiar do marre drejtimin e duhur dhe nuk pritet te keni probleme serioze për disa kohe.
Shigjetari
Defektet e partneri apo gabimet e vogla qe ai mund te beje nuk do kenë asnjë rëndësi për ju sot. E dashuroni aq shume atë saqë do tregoheni te kuptueshëm dhe mjaft tolerante. Beqaret do kërkojnë dashurinë e madhe, por as gjate kësaj dite nuk do e gjejnë. Beni durim. Financat do jene përgjithësisht te ekuilibruara. Disa mund te fitojnë edhe lotari qe do ua përmirësoje ndjeshëm situatën.
Bricjapi
Jeta ne çift do influencohet shume pak nga planetët sot. Mundohuni te mos tregoheni posesive dhe te mos e teproni me kritikat. Vërtet partneri është i duruar, por sot do e acaroje edhe ngritja pak me shume e zërit. Për beqaret do jete dite premtuese. Shfrytëzojeni sa me shume! Financat do jene përgjithësisht te mira, përveç disave qe do kenë tronditje për shkak te shpenzimeve te mëdha.
Ujori
Dite e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për çiftet. Do tregoheni te matur me fjalët dhe nuk do i mbani asnjë te fshehte atij qe keni ne krah. Beqaret nuk do e ndiejnë aspak vetminë edhe pse nuk do kenë një te dashur. Miqtë do i bëjnë te ndihen me se miri. Ne planin financiar duhet sa me shume maturi. Vendimet e mëdha lërini për me vone.
Peshqit
Sensuale dhe sharmante me shume se kurrë, do e bëni partnerin te ndihet me se miri gjate kësaj dite. Marrëdhënia juaj do përforcohet aq shume sa do filloni te bëni plane për te ardhmen. Beqaret do kenë një takim aq impresionues saqë do mendojnë te krijojnë menjëherë një lidhje. Financat do jene te qëndrueshme dhe nuk pritet te ketë asnjë problem.
Diskutime rreth kësaj post