Horoskopi 3 Dhjetor 2015
Dashi
Duhet të bëni kujdes në ambientin e punës ndaj atyre që ju rrethojnë. Një person bën lojë të dyfishtë, ndaj ruhuni. Në fushën sentimentale, personi që pëlqeni mund të “bjerë” në tundimin tuaj.
Demi
Në fushën profesionale gjatë kësaj dite do të jepni rendiment në sajë të kapacitetit që ju karakterizon. Më çift xhelozia e tepruar rrezikon të minojë një raport të bukur.
Binjakët
Gjatë së enjtes fakë pranisë së yjeve në shenjën tuaj, mund të njihni një person që do t’ju ndihmojë të realizoni një projekt që e keni përzemër. Në dashuri, gjithçka do të ecë në ujëra të qeta.
Gaforrja
Në anën profesionale do arrini që të çoni deri në fund një situatë aspak të lehtë. Në fushën sentimentale do arrini që ti jepni shtysë dhe energji një raporti disi të zbehtë.
Luani
Gjatë kësaj dite do të prisni rezultatet e një pune të rëndësishme e cila ju ka kushtuar një angazhim të madh në kohë. Në dashuri do të jeni të ëmbël dhe të kujdesshëm në raport me partnerin.
Virgjëresha
Dita e enjte në fushën profesionale do t’iu gjejë në një situatë komplekse, e cila do t’ju krijojë jo pak shqetësime. Në dashuri, për beqarët parashikohet një surprizë premtuese.
Peshorja
Do të merrni një lajm i cili parashikon ndryshime të rëndësishme me kalimin e kohës. Në fushën e ndjenjave me ashpërsinë tuaj, rrezikoni të lëndoni një njeri të dashur.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do t’ju duhet të bëni llogaritë me disa persona jo shumë korrekt. Në dashuri, rutina dhe pasiviteti juaj po kthehet në një problem për partnerin.
Shigjetari
Në fushën profesionale, dita parashikohet të jetë e mbushur me angazhime të shumta, por fatmirësisht do të shpërbleheni dhe do të merrni mirënjohje. Në dashuri, personi që keni për zemër nuk është i tërhequr nga ju.
Bricjapi
Dita do të jetë e mbushur me kënaqësi të shumta, sidomos në anën ekonomike, në sajë të një shpërblimi që do të merrni. Në çift do të kaloni një fazë romanticiteti dhe përkushtimi absolut.
Ujori
Në anën profesionale, kjo ditë do t’i shpërblejë sforcimet tuaja, ndërsa parashikohet një projekt i rëndësishëm. Në fushën sentimentale bëni kujdes që të mos e nënvlerësoni dashurinë e partnerit.
Peshqit
Gjatë së enjtes do e gjeni veten në qendër të vëmendjes në fushën profesionale, falë intuitës suaj gjeniale. Në raportin sentimental, kini besim te një mik, i cili do të dijë si t’ju këshillojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Diskutime rreth kësaj post