Horoskopi 18 Dhjetor 2015
Dashi
Saturni do të ndikojë mjaft pozitivisht sot në jetën tuaj në çift. Ai do ju ndihmojë t’i vini gjërat në vijë dhe të kaloni momente pasiononte. Beqarët ka shumë gjasa të takojnë një person të veçantë. Shfrytëzojeni mundësinë që po ju pret. Financat nuk do jenë të këqija.
Demi
Do e rigjeni ekuilibrin sot ju që jeni në një marrëdhënie dhe keni për të përjetuar emocione të forta. Plutoni do ju ndihmojë të jemi më të organizuar në planin financiar dhe do i kryeni me kujdes të gjitha shpenzimet që do ju duhen.
Binjakët
Ditë premtuese do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndani me partnerin çdo gjë që ndjeni dhe kjo do ju afrojë më shumë me të. Personat nuk do jenë aspak të kënaqur me personat që do kenë pranë, prandaj do preferojnë më mirë të qëndrojnë vetëm.
Gaforrja
Do përjetoni ndjesi si kurrë më parë sot ju që jeni në një lidhje dashurie dhe do preferoni që çdo çast ta kaloni pranë partnerit. Edhe mbrëmja do të jetë e mbushur me propozime dhe dhurata të bukura. Beqarët do takojnë një person të ri me të cilin ka gjasa që të dashurohen kokë e këmbë.
Luani
Duhet të bëni ende përpjekje që ta ndryshoni për mirë jetën tuaj në çift. Prej disa kohësh jeni përfshirë në disa kontradikta dhe probleme me partnerin, Beqarët do dinë si ta bëjnë për vete personin që kanë kohë që e pëlqejnë. Në planin financiar gjendja do jetë delikate, nuk do e kuptoni as vetë shumën e madhe që do shpenzoni.
Virgjëresha
Për pjesën më të madhe të atyre që janë në një lidhje nuk do të ketë aspak probleme gjatë kësaj të premte. Do e dini mirë rrugën që duhet të ndiqni dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët nuk do dinë si ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë dhe do vazhdojnë të mbeten end vetëm. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm dhe mos ndërmerrni rreziqe.
Peshorja
Ditë e begatë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do kërkoni asgjë më tepër. Beqarët do dinë si të shprehin ndjenjat e tyre kundrejt personi që pëlqejnë dhe me shumë mundësi do të fillojnë një marrëdhënie afatgjatë. Me financat tregohuni të kujdesshëm në shpenzime.
Akrepi
Do jeni më impulsive se më parë sot ju të dashuruarit dhe do bëni atë që do ndieni për momentin. Edhe partnerit në fakt do i pëlqejë sjellja juaj. Kjo do ju falë momente të bukura. Shmangni çdolloj shpenzimi, pasi planetet do jenë të pozicionuar keq në planin financiar.
Shigjetari
Jeta sentimentale e të dashuruarve do të ecë mjaft mirë këtë të premte. Shkëmbimi i dashurisë dhe emocioneve do të jenë të pranishme gjatë gjithë kohës midis jush. Beqarve as do ju shkojë në mendje të kërkojnë njeriun e tyre të zemrës, ndjehen mirë me statusin që kanë. Në planin financiar fati do të jetë gjatë të gjithë kohës në anën tuaj.
Bricjapi
Ditë mjaft e favorshme kjo e sotmja për ata që janë një marrëdhënie. Nuk do e mbyllni më gojën për gjërat që nuk ju pëlqejnë, por për çdo gjë do tregoni maturi. Në planin financiar do jeni me fat dhe do keni mundësi edhe për shpenzime.
Ujori
Do bëni mirë ta harroni njëherë e mirë të shkuarën sot ju të dashuruarit dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Mundohuni ta afroni më tepër pranë vetes partnerin. Beqarët duhet ta hapin zemrën dhe të pranojmë ftesat që do ju bëhen. Financat paraqiten të mira, pasi ju do dini si ta menaxhoni buxhetin.
Peshqit
Ditë shumë e zakonshme do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Merrni gjërat si t’ju vijnë pa menduar çfarë mund të ndodhë të nesërmen. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të vendosin të fillojnë një lidhje me atë që ai i ka propozuar. Në planin financiar do dini si ti bëni me kujdes llogaritë.
Diskutime rreth kësaj post