Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një seancë të posaçme në nder të viktimave të Holokausit. Kjo seancë u mbajt në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Ministrja Elsa Spiropali e quajti shtëpinë e shqiptarit të mikut dhe të Zotit duke sjellë në vëmendje strehimin e mijëra herbenjve nga shqiptarët.
Ajo tha se në rastin e Holokaustit kujtesa është mejti më i mirë për të mos lejuar përsëritjen e asaj tragjedie në asnjë lloj forme dhe mënyre.
“Shpesh harresa është një dhuratë hyjnore, do të thotë të hedhësh të ligën pas krahëve, të harrosh do të thotë edhe të shërohesh. Në rastin e Holokaaustit është e kundërta. Kujtesa është mjeti dhe instrumenti më i rëndësishëm për të kujtuar se cfarë ngjau dhe për të mos lejuar përsëritjen në asnjë lloj forme. Pak popuj në botë mund të kuptojnë kalvarin e frikshëm që kanë kaluar hebrenjte në të shkuarën. Shqipëria dhe Izraeli, shqiptarët dhe herbenjtë kanë pasur pikat e kontaktit shumë herët. Ky është një detaj që i përket historianëve ta nxjerrin në vitrinën e vëmendjes. Një prej tyre është sjellja e shqiptarëve ndaj herbenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetë Shqipëria ishte vend i pushutar nga nazistët dhë ndërkohë që bënte luftë çlirimtare shqiptarët nuk dorëzuan ansjë hebre. Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit dhe ne mikun e kemi trajtuar si Zot. Ne jemi krenarë për vlerat tona për ta mbrojtur tjetrin.
Ajo u ndal edhe te lufta në Ukrainë dhe tha se kujtesa për atë që ka ndodhur është një shans më shumë për të projektuar të ardhmen. Paqja do të fitojë dhe e nesërmja do të jetë më e mirë, tha Spiropali, duke shtuar se sot Ukraina dhe populli ukrainas po kalon jë det të tërë të kuq të mbushur me gjak.”-tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post