Në librin që u publikua të enjten e kaluar “Un président ne devrait pas dire ça” (Një president nuk duhet ta thotë këtë) presidenti francez, François Hollande, pohon se homologu i tij rus, Vladimir Putin, e kishte telefonuar një ditë pas referendumit të 5 korrikut 2015 në Greqi, që kundërshtoi planin e shpëtimit të eurozonës, për t’i thënë se Athina i kishte kërkuar Moskës të shtypte dhrahmi në Rusi.
Sipas dy gazetarëve të “Le Monde” që janë autorë të këtij libri, “kjo është një provë që Greqia synonte të dilte nga Evropa në atë moment”.
“Dua të të jap një informacion (…). Greqia na ka kërkuar të shtypim dhrahmi në Rusi, pasi ata nuk kanë më makineri për të bërë këtë”, i kishte deklaruar në telefon Putini presidentit frncez.
“Doja të të jepja këtë informacion, që të kuptosh se ky nuk është aspak vullneti ynë”, kishte shtuar ai.
Qeveria greke përgënjeshtroi menjëherë, pas publikimit të librit, se ka kërkuar të shtypë dhrahmi në Rusi gjatë krizës së vitit të klauar, ndryshe nga se kishte thënë presidenti François Hollande në këtë libër.
Një burim qeveritar grek ka theksuar nga ana tjetër se “Aleksis Cipras në atë kohë kishte folur tre herë në telefon para referendumit me Vladimir Putinin, por nuk i kishte kërkuar asnjëherë të shtypte dhrahmi”.
“Dy krerët kishin rën dakord që Greqia të qëndronte në zonën euro”, thekson ky burim.
Diskutime rreth kësaj post