Ministri i jashtëm holandez Stef Blok ka rikonfirmuar skepticizmin e qeverisë së vendit të tij përsa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Gjatë një konference shtypi në Tiranë me homologun shqiptar në ikje Ditmir Bushati, kryediplomati holandez deklaroi se “BE është bashkimi i vlerave dhe sundimit të ligjit. Është mëse logjike që të përdorë të njëjtat kritere dhe për shtetet anëtare aspiruese.”.
Mesazhi që u dha është mëse i qartë. Shqipëria si vend aspirues për antarësim në BE vazhdon të ketë problem serioze që lidhen me mungesën e sundimit të ligjit dhe vlerave europiane.
Ai ka kujtuar se fondet e BE përfshijnë edhe paratë e tatimpaguesve holandezë.
Mes të tjerash ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë se çdo orvatje për azil do të jetë e kot.
“Në traditën parlamentare holandeze, pyetet janë ato që i drejtohen qeverisë. Këto pyetje janë pjesë e punës tonë normale. Fondet e BE përfshijnë edhe paratë e tatimpaguesve holandezë. Sa i takon qëndrimit holandez për negociatat, deklaratat janë të njëjta.
Është i njëjti mesazh që u kam dhënë edhe vendeve aspiruese. BE është bashkimi i vlerave, dhe sundimi i ligjit. Është mëse logjike që të përdor të njëjtat kritere dhe për shtetet anëtare aspiruese.”, -tha Blok.
Diskutime rreth kësaj post