Boksieri me famë ndërkombëtare, Roberto Bakaj, gjatë intervistës së tij të fundit në emisionin “Glamour Zone”, u shpreh se ishte “luan mbi luanët”, pas ndeshjes së tij të fundit kundër një serbi, të cilin e hodhi në tokë pa ndjenja.
Madje pas ndeshjes, serbi shkoi me urgjencë në spital që të trajtohej për dëmtimet e rënda që mori nga boksieri shqiptar.
Pjesë nga biseda:
Ester Bylyku: Hodhe pa ndjenja sportistin serb. Si u ndjeve në ato momente?
Roberto Bakaj: “Kisha një barrë të rëndë mbi supe, sepse kishte shumë shqiptarë të pranishëm dhe unë duhej t`i bëja krenar ata. Ai ishte kundërshtar i fort, ishte luan dhe kjo ishte e dukshme por ka luan mbi luanët. Kur e kapën grushtat e mi breshëri, ai nuk rezistoi dot të qëndronte në këmbë”./Oranews
Diskutime rreth kësaj post