Pjatat fluturuese mund të jenë realitet dhe atë jo nga bota e jashtëtokësorëve, por si prodhim i vetë njerëzimit dhe atë me dekada të tëra.
Pjatat fluturuese thonë se i kanë parë shumë njerëz, por ato janë cilësuar si objekte të paidentifikuara fluturuese që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të preokupojnë njerëzimin. Por, një rrëfim tjetër na shtyn të mendojmë se këto pjata janë reale dhe sajesë e vetë njerëzimit, dhe madje ideator i tyre janë nazistët.
Adolf Hitleri ka pasur 15 pjata fluturuese ose prototipe të tyre, të cilat kanë mundur të fluturojnë. Ato janë parë në vitin 1944 mbi Londër dhe në Nju Jork. As këto pohime të paraqitura në revistën shkencore gjermane PM nuk duhet kuptuar si tamam gënjeshtra. Pas publikimit të disa nga sekretet e CIA-s amerikane për fshehjen e nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore në territorin e SHBA-ve, asgjë më nuk është shkencore fantastike.
Fakti është se ekipet më të mira të inxhinierëve gjermanë dhe ekspertëve të tjerë gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore kanë tentuar të gjejnë një lloj armatimi të ri, me të cilin do të gjunjëzonin shumë shpejt botën. Raketat V2 janë fëmijët e atyre laboratorëve. Ato ua kishin vënë në ngërç jetën britanikëve, sidomos londinezëve. PM thekson edhe citatet e dëshmitarëve që besojnë të kenë parë pjata fluturuese mbi lumin Temza më 1944. Në atë kohë edhe gazeta “Nju Jork Tajms” ka shkruar për diskun fluturues enigmatik dhe madje kishte edituar edhe fotografinë e fluturakes mbi rrokaqiejt e qytetit.
Revista në fjalë thekson se gjermanët pas luftës kanë shkatërruar dokumentet për veprimtarinë e tyre shkencore. Por, ekspertët kanadezë në vitin 1960 ia arritën të rikonstruktojnë një pjatë fluturuese, e cila për habinë e tyre kishte funksionuar. Projekti ishte quajtur skema Shrajver-Habermolov. Shrajver ishte mekanik dhe pilot provues, kurse Habermol mekanik. Të dy ata nga viti 1941 deri më 1943 kanë jetuar dhe punuar në Pragë.
Njeriu kryesor i gjithë operacionit ishte Hans Kamler. Ka dëshmi të robërve të forcave aleate që kanë parë pjatën fluturuese të argjendtë, të gjerë gjashtë metra. Inxhinieri i projektit Jozef Andeas Ep ka pohuar se kanë ndërtuar 15 prototipe të fluturakeve. Pas luftës shumë shkencëtarë gjermanë kanë kaluar Atlantikun dhe kanë punuar në programin amerikan të hapësirës.
Diskutime rreth kësaj post