Vrasja e Artan Cukut pak ditë më parë në në një zonë të populluar në Tiranë, është e fundit e Komisarëve që janë ekzekutuar nga krimi.
Shumica prej tyre janë zbardhur dhe të akuzuarit janë vënë në pranga.
Të gjitha vrasjet kanë pasur të bëjnë me punën e Komisarëve në luftë ndaj krimit. Policia e Shtetit ka shumë punonjës të vrarë në krye të detyrës, por deri në një nivel të lartë siç ishte Drejtuesi i Parë, Artan Cuku krimi nuk kishte guxuar të shkonte.
Duke përjashtuar vrasjen e Arben Zylyftarit që u qëllua pas shpine gjatë një aksioni policor, të gjithë Komisarët e tjerë janë qëlluar dhe vrarë në prita dhe atentate. Sot kemi renditur disa prej Komisarëve që janë qëlluar nga krimi, duke nisur nga viti 2000, shkruan syri.net.
Komisarët e vrarë nga krimi:
Drejtues i Parë, Artan Cuku do të ekzekutohej në një atentat në 8 prill 20107. Persona ende të paidentifikuar i zunë pritë atij në katin e parë të pallatit ku banonte tek “Rruga e Kosovarëve”, duke i marrë jetën. Policia pretendon se ngjarja është hakmarrje.
Komisar Dritan Lamaj u vra në 25 shkurt në vitin 2013. I akuzuar dhe i dënuar me burgim të përjashtëm është Arben Frroku i cili u la i lirë dhe më pas u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Komisar Adem Tahiraj do të vritej në Shijak në datën 13 shtator 2012. Për këtë krim është arrestuar Ilir Xhakja, një personazh i njohur në zonën e Shijakut. Nga hetimi, doli në përfundimin se vrasja kishte ndodhur pasi Komisari Tahiraj kishte ndaluar nipin e Xhakjas dhe e kishte kontrolluar.
Komisar Gani Malushi vritet në 6 gusht 2003. Koloneli i hekurt u qëllua për vdekje vetëm pak metra larg derës së Policisë së Durrësit. Për krimin është arrestuar Agim Pepa, që sipas dosjes e ka bërë për hakmarrje.
Komisar Ilir Ngresi vritet në 30 dhjetor 2000 në Vlorë nga Dritan Zhuka, i vrarë në vitin 2001 pas një rrethimi nga policia. Vrasja e Ngresit kishte lidhje me hapjen e dosjeve të krimeve të ndodhura në Berat gjatë viteve 1997-1998 dhe me vrasjen e Ilir Jaupajt, vëllait të të fortit të Urës Vajgurore, Kastriot Jaupaj.
Kolonel Arben Zylyftari do të qëllohej pas shpine ne datën 2 gusht 2000 gjatë një aksioni për kapjen e Bahri Tafilit. Për këtë krim janë akuzuar dhe dënuar Admir Tafili dhe Genci Tafili. Këta të fundit akuzojnë policinë për vrasjen e babait të tyre.
Oficeri Klejdi Bano do të vritej në prill të vitit 2000 nga ana e bandës së Lushnjes, të drejtuar nga Aldo Bare. Për këtë ngjarje janë dënuar anëtarët e bandës së Lushnjes, ndërsa Aldo Bare ka kërkuar që ti hiqet dënimi me burg për jetë.
Diskutime rreth kësaj post