Për herë të parë në histori, Spanja shpallet kampione bote për femra në futboll, ku vajzat iberike mposhtën në finale Anglinë me rezultatin minimal 1-0.
Golin e fitores për Spanjën, e realizoi Carmona Garcia në minutën e 29-të.
“Furitë e kuqe” kishin kontrollin total të lojës, por në minutën e 70-të shpërdoruan një shans të artë për të mbyllur llogaritë me ishulloret, teksa Hermoso gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Minutat e mbetura, nuk sollën ndryshim në rezultat me Spanjën që triumfoi në Botërorin që u zhvillua në Australi dhe Zelandën e Re.
Diskutime rreth kësaj post