Historiania Eleni Kocaqi thotë se klasa politike shqiptare duhet të jetë me një zë dhe ti japë rëndësinë e duhur marrëveshjes me detin me Greqinë, Ajo thotë se synimet e Athinës zyrtare mbeten të pandryshuara për të dalë në Karaburun.
“Nuk ka një përcaktim të qartë, sepse Greqia në detin Jon ka një zgjerim drejt perëndimit dhe drejt veriut. Nëse kërkon zgjerim drejt perëndimit që është drejt Jonit mesdhetar është e drejtë e saj ta bëjë, ndërsa në lidhje me zgjerimin e Greqi në Jon drejt veriut këtu pastaj është problemi sepse kemi dhe ne zonën ekskluzive ekonomike në Jon e cila në këtë rast nga pretendimet greke vihet në rrezik për arsye sepse edhe në marrëveshjet e mëparshme.
Greqia ka ngulur këmbë të marrë një zonë shumë të madhe në veri të ishullit të Otonit që e nxjerr Greqinë afërsisht afër Karaburunit dhe për këtë arsye këtu duhet të ketë kujdes sepse është një pasuri ekonomike që u përket shqiptarëve dhe në bazë të të drejtës ndërkombëtare dhe të gjithë ligjeve ndërkombëtare Shqipëria ka një prevalencë përballë ishujve të Greqisë. Ka disa rregulla të caktuara për ndarjen edhe të zonave ekonomike ekskluzive”, tha ajo për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post