Për Adele Burns, 47-vjeçaren skoceze nga Mid Calder, presupozohej që 21 prilli të ishte një ditë si gjithë të tjerat, por në të vërtetë rezultoi krejt e kundërta. Mamaja e dy fëmijëve mori dhuratë nga bashkëshorti i saj Campbell një kupon pranë një prej qendrave më të mëdha të bukurisë, në Glasgow, dhe mendoi se një prerje dhe lyerje e re ishin ajo që i duhej. Pasi kaloi më shumë se 5 orë në parukeri, ku iu nënshtrua 6 larjeve të njëpasnjëshme derisa arriti ngjyrën që kërkonte, u kthye menjëherë në shtëpi për t’u zgjuar ditën e nesërme në dhomën e një spitali.
Ajo nuk mban mend asgjë nga ajo ditë, përveç ndjesive të marramendjes që ndjeu pak para se të merrte në telefon urgjencën, e cila e gjeti gruan në gjendje shumë të rëndë. Pas diagnostikimeve të para, mjekët arritën në konkluzionin se 47-vjeçara kishte pësuar një goditje në tru që tashmë i ka marrë shikimin dhe i ka krijuar vështirësi për të folur dhe lëvizur. Nuk mund t’i japë më makinës, nuk mund të punojë, si dhe duhen trajtime të gjata rehabilitimi derisa të rifitojë plotësisht shprehinë.
Por, ajo që shokoi mjekët ishte shkaktari i kësaj tragjedie: lyerja e flokëve. Sipas tyre qëndrimi për kaq orë të gjata në sallon i ka shkaktuar mpirje të qafës, si pasojë e qëndrimit të gjatë në lavaman për shkak të larjeve të flokëve, që më pas ka çuar në bllokim të arteries vertebrale dhe goditje në tru. Familja e Adele ka nisur një proces gjyqësor kundër Rainbow Room International .
Diskutime rreth kësaj post