Historia po shkruhet, Carlos Sainz ka fituar “pole position” e tij të parë të karrierës, ku piloti i Ferrarit u pa në formë sot në kualifikueset e Mbretërisë së Bashkuar, duke ia dalë të lejë mbrapa shumë emra të rëndësishëm.
Max Verstappen u përpoq të bënte mirë por me Red Bullin e tij nuk shkoi më shumë se vendi i dytë.
I pozicionuar i 3-ti, Charles Leclers (Ferrari) zhvilloi paraqitje që mund të konsiderohet pozitive.
Në vendin e shtatë është Fernando Alonso.
Gara për Çmimin e Madh të Silverstone do zhvillohet nesër në orën 16:00, me tifozët e Formula 1 që mezi po presin.
Diskutime rreth kësaj post