Të marrësh kredi për të bërë fëmijë, historia interesante e çiftit shqiptar. Kjo është historia e Enver dhe Etleva Zinës. Të martuar prej 15 vitesh, ata janë bekuar së fundmi me ardhjen në jetë të trinjakëve Amel, Mabel dhe Elsian.
Përmes lotëve ata rrëfyen për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus emocionet e plotësimit të endrrës së tyre të kahershme , ndonëse me kredi.
”Kemi pritur shumë, kurrë nuk i humbem shpresat… Na është dashur të marrim kredi për të bërë fertilizimin In Vitro pasi nuk I kemi patur mundësitë ekonomike më parë”, është shprehur mes emocionesh Etleva, e cila 5 muajt e fundit të shtatëzanisë I ka kaluar në spital pasi kishte komplikacione.
“Deri tani paskemi jetuar nje jete boshe, pa kuptim, pa nje motiv, me zor e prisnim por nuk e kishim menduar asnjehere se cfare gezimi do te ishte. I mbaj ne duar dhe ende nuk me besohet qe jane te mite”, vijon Etleva.
Të dy prindërit e rinj janë aktualisht të papunë e ndërkohë që duhet të mendojnë për të ushqyer tre të vegjëlit e tyre, ata duhet të shlyejnë edhe kredinë që morën pikërisht për të realizuar endrrën e tyre.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post