Reportazh televiziv për historinë mbi 100-vjeçare të komunitetit shqiptar në qytetin e Usterit në Masaçusets, SHBA. Një prej trashëgimtarëve shqiptaro-amerikanë, Gregori Stefon, tregon se ishin 400 familje shqiptare nga Korça që u vendosen atje në vitin 1900 dhe filluan të organizohen gjatë vitit 1915.
Rreth kësaj periudhe u themelua kisha ortodokse shqiptare, duke u shndërruar në një qendër me rëndësi për komunitetin.
Sot, komuniteti shqiptar i mirintegruar përbën pesë për qind të rreth 180 mijë banorëve të qytetit. Ky komunitet, i cili jep kontribut në fusha të ndryshme për zhvillimin e qytetit, ka luajtur një rol me rëndësi në prezantimin e Shqipërisë përmes ruajtjes së kulturës dhe traditave në pesë breza me radhë.
Pra, emigrantët shqiptarë përbëjnë rreth 5 për qind të rreth 180 mijë banorëve në qytetin e Usterit në Masaçusets. Ndërkohë shqiptarët e parë u vendosën atje në fillim të shekullit të kaluar, një valë e dytë e ardhur pas viteve ’90 ka pasuruar komunitetin dhe tani 5 breza shqiptarësh kontribuojnë në jetën e qytetit, duke ruajtur dhe përhapur gjithashtu traditën e tyre. Kolegia Keida Kostreci vizitoi Usterin këtë muaj dhe sjell këtë reportazh.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post