Andoni ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” baxhanakun e tij për t’i kërkuar që t’i kthejë një borxh që ia ka dhënë në vitin 2017. Andoni thotë se bëhet fjalë për 5 milionë Lekë, të cilat Koço refuzon se i ka marrë.
Sapo Koço hyn në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan shprehet se ky borxh është një akuzë ndaj tij dhe se Andoni kërkon një mënyrë që të justifikohet te familja e vet për paratë.
Ardit Gjebrea: Ju ka dhënë Andoni para apo jo?
Koço: Andoni para mua? Ç’janë këto akuza?
Andon: Çfarë thua? Në Qershor 2017, nuk të kam dhënë unë 5 milionë Lekë që kam ikur nga Leskoviku, kam ikur në Korçë…
Koço: Ç’i ke këto shpifje ti ore gënjeshtar? Ore mashtrues!
Andon: Nuk jam mashtrues unë! Lekët që të dhashë më the që brenda 2017 do t’i jap!
Koço: Këto janë akuza fillim dhe mbarim!
Andon: Thashë në 2018 m’i jep! As në 2018, vajti 2023…
Koço: Ti je një kumarxhi dhe i ke lozur kompjuter lekët…
Andon: Se ç’jam unë, ty nuk të duhet gjë! Mua më jep paratë!
Koço: Sot do t’i shfajësohesh familjes për veprimet që ke bërë kaq kohë.
Andon: Faji im që s’ta dhashë me dokumente duke qenë se ishim baxhanakë, nuk ta bëra me dokument.
Koço: Do t’i shfajësohet familjes për ato që thotë!/tvklan.al
Diskutime rreth kësaj post