Mbikqyrja e prokurorisë për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, ka filluar prej 6 shtatorit 2017, një ditë para se të mbyllej faza përfundimtare e pagesës prej 1 miliard e 425 milion lekë të reja për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit nga kompania “Albtek Energy”.
Zoto-Mërtiri, janë vënë në përgjim telefonik dy ditë pasi ishte mbyllur pagesa për Elbasanin, ndërsa hetimet fillestare ndaj tyre nisën direkt me interceptimin e telefonave.
Por në dijeni të çështjes penale të nisur në prokurorinë e Elbasanit, ishin vënë dy kokat e inceneratorit, të cilën udhëzojnë Mirton Likën, pronarin e “Sky Hotels” në Tiranë, të mari masa për zhdukjen e gjurmëve dhe kapjen e ndonjë prove të mundshme nga prokuroria.
Gazetari Elton Qyno bën me dije se mbyllja e filmimit të katit të 13, ku ndodhej zyra e shoqërisë “Albtel Energy”, është kërkuar edhe për një shkak tjetër, pasi atë ditë Zoto ishte në këto ambjente nën shoqërinë e “Fratelos”, duke nënkuptuar ministrin Arben Ahmetaj.
Në dosjen e prokurorisë SPAK thuhet se: ”…referuar transkriptimeve të përgjimeve telefonike rezulton se Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, në 8 shtator 2017 kanë ardhur në dijeni për procedimin penal të regjistruar nga Prokuroria Elbasan, pasi kanë mësuar ndërkohë në lidhje me sekuestron e vendosur nga kjo prokurori. Dhe personi që është identifikuar si Agron Ceka, shofer personal i familjes Ahmetaj, i përgjigjet t’i bëjë të fala shefit. Po në këtë datë Klodian Zoto, komunikon me Mirton Lika duke i kërkuar që për nja një orë t’i fikin kamerat tek kati i tyre dhe Mirtoni në vijim i komunikon se për 5 minuta hiqen fishat e katit të 13 deri nesër në mëngjes…”.
Gjithashtu në dosjen e SPAK pasqyrohet dhe një bisedë tjetër që zhvillohet me telefonin e Klodian Zotos, por protagonsitë janë Mirel Mërtiri dhe shoferi i familjes Ahmetaj, Agron Ceka. Në të infomohet problemi me një telefon të thyer ndaj kërkohet komunikimi mes personave të tjerë.
Tashë SPAK, prej mbrëmjes së të premtes i është drejtuar gjyqtarit të Posaçëm Erion Bani, me një kërkesë për caktimin e masës së sigurisë arrest në burg për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj dhe 8 personave të tjerë. Gjyqtari Erion Bani, ka 5 ditë kohë për të vlerësuar kërkesën e SPAK.
Diskutime rreth kësaj post