Është kthyer në kryefjalën e debatit politik dhe padive që kanë mbushur Gjykatën e Tiranës së fundmi dhe “Babalja” ka zgjedhur të rrëfehet për “Open” në Top Channel që t’i bëjë të ditur opinionit publik të vërtetën e tij.
Në intervistën për gazetaren Eni Vasili. Albert Veliu flet për arrestimin e tij në Kosovë, kërkesën për ekstradim në Shqipëri, presionet dhe tentativat për ta blerë me para, njohjen me Fredi Alizotin dhe kontaktet e tij në Partinë Demokratike.
Veliu tregon se ka provuar kërcënime gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.
“Thjesht më terrorizojnë, çdo ditë nga një makinë, më mirë të rrinë ta shkrepin njëherë po e kanë plan”, thotë Babalja.
Bashkëbiseduesi i audio-përgjimit të pretenduar me Agron Xhafajn thekson se ka pasur oferta për t’u ‘shitur’, që të hedh poshtë të vërtetat e materialit audio.
“Ardi Veliu ka në dorë të bëjë të bardhën të zezë dhe të zezën të bardhë.
Taulanti është ai i famshmi, i njohur për lidhjet e tij me të fortët në gjithë Shqipërinë. Është ai që i ka mbetur në gojë ‘Babalja…, Babalja’…
“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë… te një lokal të 11-katëshi… që të thosha në televizor live që është false e gjitha kjo. E di X-i që na hiqet si i ndershëm, flet në televizor”, rrëfen Veliu.
Diskutime rreth kësaj post