Simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë i vendosur në vitin 2012 tek rrethrotullimi Doganës në Tiranë është hequr.
Mesa duket projekti për Unazën e Madhe ka pëfrishrë edhe heqjen e këtij simboli të vendosur 6 vite më parë.
‘Shqiponja’, vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra). ‘Shqiponja’ u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha.
‘Shqiponja’ është vepër e artistit Albi Cifligu. Me kontributin financiar të familjes tetovare “Destani”, u vendos në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër. Sheshi Shqiponja ndodhet në hyrje të kryeqytetit./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post