Kontradiktat brenda vetevetes te Lëvizjes Socialiste për Integrim me sa duket nuk ka fund, pavaresisht se jane te gjitha ne syte e publikut shqiptar.
Dëshmia më e fundit e kësaj u regjistrua sot kur Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetin social Facebook kundërshtoi taksën e koncesionit për Rrugën e Kombit.
Nje hipokrizi e gjalle, pasi taksa e koncensionit eshte firmosur nga ministrat e LSI tek Ministria e Transporteve, nderkohe qe tani ish kryetari i LSI ne ate kohe Petrit Vasili ben thirrje per mosbindje civile.
“Refuzojeni ta paguani taksen per rrugen e kombit,le ta paguaje vete qeveria. Koncesionin e rruges se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve te pista.
Qytetaret nuk kane taksirat te paguajne taksa per te kaluar ne nje rruge ku e kane dhene boll kontribut me taksat e tyre tyre per ndertimin e saj.
Qeveria ta paguaje vete kete takse,se qytetaret e kane permbushur tashme, me te tepert bile detyrimin e tyre.
Qeveria ka dhene qindra milion euro koncesione ne shendetesi e gjithandej,le ti anulloje ato dhe le te financoje mirembajtjen e rruges se kombit.
Qytetaret qe udhetojne drejt verilindjes kryesisht vellezerit nga kosova jane te denuar te paguajne per te ardhur ne shqiperi sepse qeveria e kryeministrit vjedh.
Refuzojeni ta paguani kete takse te piset jeni ne te drejten tuaj”, reagon nenkryetari i LSI petrit Vasili.
Ka vetëm një problem të vogël. Pasi kontrata e marrëveshjes së koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot-Morinë” është firmosur më datën 6.12 2016 nga Sokol Dervishaj, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, përfaqësues i zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
E gjithë procedura nga marrja e ofertës së pakërkuar, ajo e garës deri në shpalljen e fituesit për këtë koncesion është bërë nga ky dikaster i drejtuar prej Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.
Firmosja e kontratës është bërë pas një procedure negocimi të kontratës dhe kritereve të saj, përfshirë dhe tarifat e kalimit të mjeteve, bërë po nga ministria e drejtuar prej përfaqësuesit të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kontrata e firmosur nga Dervishaj më pas ka kaluar për miratim në qeveri ku sërish kanë qenë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim që drejtonin disa ministri në kabinet.
Diskutime rreth kësaj post