Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ia ka zakon që ndryshe të flet në Serbi e ndryshe me bashkësinë ndërkombëtarët, këtë e ka dëshmuar edhe në bisedën që ka pasur me shefin për Politik të Jashtme të BE’së, Josep Borrell, ai edhe kësaj here është treguar i paqedashës sipas medias serbe KO, përcjellë Gazeta Metro.
Në bisedën që ka pasur me shefin e BE ‘së për Punët e Jashtme, Aleksandër Vucic tha, se Serbia nuk do të heqë dorë nga angazhimi i saj për paqen, pavarësisht siç ka thënë ai, ‘sjelljes së papërgjegjshme, joserioze dhe kriminale nga autoritetet e Prishtinës’, – shkruan media serbe.
Duhet theksuar se, Vucic ka qenë në vazhdimësi ai që ka provokuar situatën, se fundmi tanke dhe ushtrisë serbe i janë afruar kufirit me Kosovën
Ndërsa në reagimin e tij që ka bërë sot Borrell e ka quajtur të papranueshëm çdo provokim të mëtejshëm të situatës ose veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
“Unë vazhdoj të ndjek nga afër situatën në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova duhet të de-përshkallëzojnë pa kushte situatën në terren, duke tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke çmontuar pengesat në rrugë. Çdo provokim i mëtejshëm ose veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme”, – thuhet në reagim e Borrell.
Diskutime rreth kësaj post