244 bimë narkotike janë asgjësuar nga policia në Himarë me anë të djegies, bimët narkotike janë zbuluar në fshatin Shënvasil në Lukovë në një sipërfaqe toke.
Policia ka proceduar penalisht kryetari i këtij fshati shtetasi Kiço Vlashi dhe një punonjës i shërbimit pyjor në këtë zonë Aleksandro Roshi, për shpërdorim detyre.
Vijon kontrolli i territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Po ashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.
Diskutime rreth kësaj post