Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se vendi ynë prodhon energji gati 100% të rinovueshme nga hidrocentralet. Ketë deklaratë ajo e bëri teksa prezantonte çeljen e ankandit për Parkun Energjitik.
Balluku tha se prodhimi i kësaj energjie të rinovueshme, është varësi e motit që ne kemi.
“Energjia e rinovueshme është një nga temat kryesore në KE. Në panelet jashtë vendit më ndodh të tregoj për Shqipërinë, e cila është një vend i vogël dhe prodhon energji gati 100% të rinovueshme nga hidrocentralet. Prodhimi i kësaj energji të rinovueshme është varësi që ne kemi nga moti. Kemi kaluar nga një vit i thatë dhe kemi hyrë në vitin e thatë të 2020 dhe nuk mund të kemi shumë prurje. Fierza nuk ka shumë prurje, por do të shohim alternative të tjera të energjisë”, u shpreh Balluku.
Diskutime rreth kësaj post