Gjykata e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit dosjen për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Sakaq, gazetari Ermal Vija raporton se Gjykata e Apelit ka hedhur shortin se kush do të jetë gjyqtarja që do ta shqyrtoj kërkesën e avokatëve mbrojtës së Berishës. Bëhet fjalë për gjyqtaren Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtojë kërkesën më datën 20 nëntor.
Kujtojmë që më herët GJKKO i ka dërguar një tjetër shkresë Berishës në kryesinë e Kuvendit, ku e njofton atë për lënien në fuqi të masës, detyrim paraqitje. Dokumenti është protokolluar nga ana e Kuvendit, ndërsa mësohet se ish kryeministrit i është dërguar edhe përmes postës elektronike, email, vetëm faqja e parë e praktikës që GJKKO ka dërguar në Kuvend.
Gjykata ka vendosur ndaj Berishës masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, si dhe “Ndalimin për të dalë jashtë vendit”, një akuzë që mbart dënim nga 4 deri në 12 vjet burg, në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish Kompleksit sportiv Partizani.
Diskutime rreth kësaj post