Është hedhur sot shorti i play offit për skuadrat e fundit që do të shkojnë në finalet e kampionatit botëror të katarit që do luhet në 2022.
Njëra mes Italisë dhe Portugalisë së Kristiano Ronaldos do të mbetet jashtë botërorit.
12 skuadrat u ndanë në tre grupe me nga 4 skuadra. Në grupin e parë janë Skocia me Ukrainën dhe Ëellsi me Austrinë, fitueset e këtyre çifteve do të përballen në finale dhe kush fiton do të shkojë në botëror.
Italia do të ndeshet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut ndërsa Portugalia me Turqinë, fitueset do të përballen në finale.
Në grupin tjetër do të përballen Rusia me Poloninë dhe Suedia me Çekinë, fitueset përballen në finale.
Ndeshjet e para të play offit do të luhet në një takim të vetëm, ndërsa gjysmëfinalja do të luhet në shtëpinë e skuadrës që ka renditjen sipas FIFA-s, më të mirë
Gjysmëfinalja do të luhet në 24 mars 2022 ndërsa ndeshja finale 5 ditë më vonë në datën 29 mars
Ukraina dhe Rusia nuk mund të përballen me njëra-tjetrën.
Diskutime rreth kësaj post