Puna për hapjen e themeleve të Teatrit të Ri po ecën me ritme të mira, makineritë e rënda kanë nisur punën për themelet e shtëpisë së re të aktrimit, e cila është konceptuar si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë.
Projekti i arkitektit me famë botërore, Bjarke Ingels, ofron një ndërtesë me dizajn modern, që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për teatrin, por edhe për publikun.
Teatri i Ri do të ketë hapësira të posaçme për shfaqjet dhe aktorët, gjithashtu, një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila.
Për artistët do të ketë edhe një hapësirë prej 200 metra katrorë, që do përdoret si sallë ndërrimi, një tjetër sallë provash prej 200 metrash katrorë, tualete dhe dushe, si dhe një dhomë të gjelbër.
Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj.
Po ashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.
Diskutime rreth kësaj post