Kripa është shumë e rëndësishme për jetën e njerëzve në përgjithësi. Është, në fakt, shija themelore dhe primare e njeriut. Kripa është përdorur dhe konsumuar në gatim çdo ditë në të gjithë botën. Megjithatë, shumë njerëz nuk i dinë përfitimet e saj në fushën e bukurisë. Duke shtuar pak kripë në disa prej produkteve të kozmetikës, mund të bësh mrekulli për flokët dhe lëkurën.
Për flokët me yndyrë
Flokët me yndyrë janë si rezultat i gjëndrave yndyrore tepër aktive në lëkurën e kokës, të cilat prodhojnë shumë vaj. Për fat të mirë, këtë problem mund ta zgjidhësh vetëm me pak kripë.
Gjith?ka që duhet të bësh është të shtosh 2 ose 3 lugë gjelle në shampon e zakonshme dhe laji flokët si gjithmonë. Rezultatet do t’i vësh re qysh në përdorimet e para. Flokët do të jenë të shëndetshëm dhe pa yndyrë.
Kundër zbokthit
Zbokthi në skalpin e kokës është një prej problemeve më të bezdisshme. Kur lëkura e kokës krijon copa të vogla për shkak të qelizave të vdekura. Kripa stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, gjë që është shumë e rëndësishme për të pasur lëkurë të shëndetshme.
Ndaji flokët në seksione dhe me një sasi të vogël kripe, 1 ose 2 lugë gjelle, bëji masazh lëkurës së kokës për rreth 10 minuta (gishtat lagi me ujë më parë.) Pastaj laji flokët si zakonisht.
Për rritjen e flokëve
Jo shumë njerëz e dinë që kripa ndikon edhe në rritjen e flokëve. Nëse vuan nga rënia e flokëve, përdor kripën e detit si një suplement shtesë që të stimulon rritjen. Thjesht laji flokët si normalisht. Pastaj, masazhoje skalpin e lagur me kripë deti për 10 – 15 minuta dhe laji flokët përsëri. Bëje këtë trajtim dy herë në javë për 2 muaj dhe rezultatet do të të surprizojnë.
Diskutime rreth kësaj post