Gazetarja Glidona Daci me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me arrestimin e ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi dhe dëshminë e Rozeta Dobit.
Daci tregoi se Rozeta Dobi ka deklaruar para hetuesëve se ajo ka parë persona që sillnin para me çanta në shtëpinë e Alda Klosit, por pa i identifikuar ata. Ajo shtoi se një tjetër pikëpyetje është se si ka hapur kasafortën Dobi për të marrë paratë, duke ngritur dyshimin se vjedhja ka qenë e inskenuar.
Nga ana tjetër eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar se duhet të ketë një hetim për gjithë strukturat me të cilat ka punuar Alda Klosi për të siguruar këto para, pasi sipas tij ato nuk mund të jenë marrë nga ajo e vetme.
Sipas tij deklaratat e Rozeta Dobit nuk tregojnë të vërtetën, ndërsa shtoi se ky rast tregoi se lekët e korrupsionit në Shqipëri fshihen në shtëpitë e zyrtarëve të lartë.
Arrestimi i Alda Klosit erdhi më pas pasi ajo në fillim ishte denoncuese. Alda Klosi dorëzoi një deklaratë ku thuhej se paratë nuk ishin të sajat. Prokuroria plotësoi dyshimet për deklarimin e rremë të pasurisë dhe pastrimin e parave me anë të dëshmisë së Rozeta Dobit. Janë ushtruar kontrolle në banesat e Alda Klosit dhe është urdhëruar të kontrollohet celulari i Rozeta Dobit që ka dalë i pastër. Ajo që solli arrestimin e saj janë deklaratat kontradiktore, ku tha se ishin vjedhur disa sende me vlerë dhe një shumë monetare e vogël. Kur u arrestua Dobi deklaroi se i humbën mbi 100 mijë euro dhe më pas ajo ka pretenduar se paratë ishin marrë hua, dhe këto kontradikta bënë që prokuroria të arrestonte Klosin.
Dobi ka deklaruar se në shtëpinë e Klosit vinin njerëz që sillnin çanta me para, por ajo nuk i ka parë dhe nuk i njeh. Rozeta Dobi ka thënë që ka qenë në shtëpinë e ish-bashkëshortit të Klosit ditën e grabitjes, ndërsa më pas thotë se Alda i kërkoi të ruante paratë nga ish-bashkëshorti. Klosi mund të ketë tentuar të inskenojë një grabitje për të mbajtur të gjitha paratë për vete. Ky është një nga dyshimet që unë ngre në këto momente. Si mundet Alda Klosi të besonte me një shumë kaq të madhe parash Dobin. Pyetja është edhe se si ka hapur kasafortën Dobi, pasi ajo nuk ka qenë eksperte dhe ka pasur kodin për ta hapur atë.
Kjo është një tragjedi-komedi për nga mënyra si trajtohet dhe si ka ndodhur. Kemi dy persona, Dobin dhe Klosin. Dobi zbardhi një situatë që tregoi se lekët e korrupsionit janë në banesat e zyrtarëve të lartë. Të ruash një sasi të tillë nën dyshekë apo në kasaforta është e paimagjinueshme. Ai që deklaron e bëra këtë gjë për të fshehur paratë nga burri është si t’i japësh një sanduiç një personi të uritur. Nuk mendoj se deklaratat e Dobit tregojnë të vërtetën. Duhet parë Alda Klosi se si mund t’i ketë marrë këto para. Duhet hetuar gjithë struktura me të cilën ka punuar ajo. Këto para mungojnë nga diku.
Diskutime rreth kësaj post