Rasti Tahiri tashmë vijon të hetohet nga prokuroria e krimeve të rënda. Por ende pa mbaruar dosja Tahiri nga prokuroria e krimeve të rënda, po nga kjo prokurori po hetohen dy zyrtarë të lartë; njeri ish-ministër dhe tjetri ministër aktual. Hetimi është për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Mësohet nga burime shumë të sigurta se “të djegur” nga zhurma rreth dosjes Tahiri-Habilaj, prokurorët këtë radhë po e dokumentojnë dosjen për ish-ministrin dhe një ministër aktual. Ata janë duke finalizuar me shumë dokumenta e dëshmitarë, edhe të penduar, akuzën e tyre dhe pritet që pa kaluar viti ta çojnë në Kuvend kërkesën për arrestim të dy funksionarëve të lartë, pasi të dy kanë qëlluar të jenë edhe deputetë.
Burime nga ky organ tregojnë se për të dy është arritur në konkluzionin se duhen arrestuar dhe së këtë këshilli i imunitetit dhe mandatit nuk do të kundërshtojë.
Me sa duket edhe në selinë rozë janë bërë gati për ta dorëzuar njerin prej dy emrave që prokuroria do kërkojë arrestimin. Edi Rama ka informacionin për ish-ministrin, thotë burimi, por nuk e di se cili prej ministrave do arrestohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Diskutime rreth kësaj post