Të shumta janë reagimet në lidhje me krijimin e European Super League, turne ku do të marrin pjesë vetëm klubet më të pasura të futbollit. Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen 12 klube: Liverpool, United, City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Milan, Inter, Juventus, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Barcelona.
Mesfushori i PSG-së, Ander Herrera ka reaguar në lidhje me kompeticionin e ri, duke qenë kundër si shumica deri tani. “Tifozët më bënë të dashurohesha me futbollin dhe ëndrra për të parë klubin e zemrës të përballet me klubet më të mëdha në botë.
Nëse European Super League nuk frenohet, këto ëndrra do të shuhen përfundimisht. Unë besoj në një Champions League në version të përmirësuar dhe jo te vjedhjet e të pasurve ndaj asaj çfarë kanë krijuar njerëzit, që është sporti më i bukur në planet“, – deklaroi spanjolli i kampionëve të Francës.
Diskutime rreth kësaj post