Pas golit të realizuar në ndeshjen kundër Hungarisë, Armando Broja, nuk i ka shpëtuar syrit të mediave dhe klubeve evropiane.
Kuqezinjtë siguruan tre pikët me kryeveprën e sulmuesit 19-vjeçar, duke e bërë Rejën që të futet në dilema për zgjedhjen e formacionit në ndeshjen kundër San Marinos.
Ekipi ku është huazuar Broja, Southampton, ka shpërndarë njoftimin teksa tregon se lojtari i tyre ishte heroi i Shqipërisë.
Kjo gjë ka gëzuar futbollistin duke e shtyrë për të dhënë më të mirën e tij në ndeshje e ardhshme, edhe pse aktivizimi është ë pikëpyetje, pasi Reja është ai që vendos.
Diskutime rreth kësaj post