Armando Broja, erdhi me besimin se do të bënte gol dhe ia doli. Ndonëse ishte i dëmtuar, ai tregon se ishte gati për të luajtur për fanellën e kombëtares dhe ishte pikërisht ai, që i dha një fitore të rëndësishme. Në fund të këtij takimi, ai tha se ka besim se do të mund që të ruajnë vendin e dytë në grup, e ndërsa thekson se përtej fitores së sotme, duhet të jenë me këmbë në tokë për sfidën me Poloninë
“Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qef të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë skuadrën fitores dhe më vjen mirë. Kam qenë i dëmtuar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë “PO” pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët. Për Poloninë do të shohim në stërvitjen nesër, por sot në ndeshje isha mirë, e kisha mirë këmbë. Vendin e dytë do ta besojmë deri në fund, kemi dëshirë të luajmë në Botëror është gjë e madhe, pasi nuk jemi vend i madh por kemi shpirt, shyqyr që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë”, u shpreh Broja.
Diskutime rreth kësaj post