Kryeministri Edi Rama ironizoi faktin që ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ishte në protestën e gazetarëve para parlamentit për paketën Anti-shpifje.
“Shikoj atë Peçi Vasilin që del e solidarizohet, del Peçi për lirinë e shprehjes, në 7 fjalë 6 i ka sharje dhe shpifje, Peçi, po bëjmë ligj të mbrojmë veten nga Peçi Vasili, dhe ai është heroi i fjalës së lirë”.
Ndërsa Vasili thotë se kryeministri Edi Rama ofendon dhe krahason popullin shqiptar me organin gjenital mashkullon, ndërsa mediat i quan kazan.
Petrit Vasili shkruan:
“Edi Rama paturpesisht ofendon dhe krahason popullin shqiptar me organet e mashkullit.
Edi Rama ofendon mediat e i quan hale’, qenef, lehaqen, kazan, kadrinj.
Edi Rama ofendon hebrenjtë ne mes te Parlamentit dhe i quan çifutë.
Ky ofendon Presidentin Trump ne mes te Amerikes dhe e quan turpin i qyteterimit.
Refuzojeni gjuhen e çartur, të ç’thurur dhe te ulët te tij. Sa turp për Shqiperine qe ka këtë kryeministër dhe për shkak te këtij Edi Ramë turpi ka kaluar oqeanet.”
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post