Ish-deputetja Grida Duma i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit që politika shqiptare nuk duhet të kërkojë zgjidhje politike në dyert e ambasadave të huaja.
Sipas saj, takimi me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve ka ardhur për shkak të politikave të gabuara që ka ndjekur shefi i qeverisë.
“Unë ju them një gjë: kushdo që e shikon politikën si një fotografi, kryeministri u takua me presidentin, ky u takua me atë, nuk jemi më tek fotografia, por duhet të shkojmë tek produkti. Politika e show-ut duhet të mbarojë. Opozita shqiptare dhe PD duhet të realizonte vetëm një gjë, reformën zgjedhore, nga 15 kushtet kishte një detyrë nga Bundestagu dhe BE.
Kishim një detyrë, reformën zgjedhore dhe kjo ishte arsye që pamë për të ardhmen e Shqipërisë dhe u ulëm në një tryezë. Roli i opozitës ishte ai që ishte. Bëri një gjë etike, që nuk e dekonspiroi atë që ndodhte në tryezë. PD nuk e bëri në asnjë moment që të dilte nga negociatat dhe të dekonspironte elementët teknikë duke respektuar bashkëpunëtorët. Në këto kushte nuk ishim ne që donim uljen me ambasadorët, por është padyshim situata e bërjes mbrapsht të Shqipërisë, që kërkon influencën e madhe të ndërkombëtarëve”, – u shpreh ajo për euro news.
Diskutime rreth kësaj post