Denoncimet e shqiptarëve për sistemin e gjobave janë të shumta pasi ato nuk hidhen në kohën e duhur por edhe kanë shumë gabime.
Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një gjobë që ai thotë se ka marrë më 26 Dhjetor 2023 në Fier për tejkalim shpejtësie.
Ai thotë se para një muaji ka bërë letrat e makinës, por atëherë s’ka patur asnjë gjobë të vendosur.
Por ditën e sotme, kur ai ka kontrolluar sistemin e gjobave ka parë gjobën e marrë për tejkalim shpejtësie me vlerë 30,000 lekë të reja dhe vendimin për heqjen e patentës.
Ai thotë në ditën që i është vendosur gjoba ka qenë në punë dhe këtë e tregojnë më së miri kamerat e biznesit ku ai punon dhe parkon makinën.
Madje ai thotë se s’ka qenë asnjëherë në vendin ku i është vendosur gjoba dhe në fletën e gjobës ka shumë gabime.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendteje ju kontaktoj pe nje prblem qe pash sot me ka dal ne sistem sikur kam mar nje gjob pre 30000 mij lek te reja per tejkalim shpejtesie ne fier me dat 26.12 .2023 po un para 1 muaji i bera letrat e skisha asnje gjob plus qe un ate dite kam qen ne pun
Po skam qen fare ne fier kto koh se shkoj npun. Jan dhe kamerat te puna. Une punoj ne cerm. Makina ka qen ne parkim te puna plus dhe te fleta ka shum gabime me emrin tim
Po emri emri i fshatit. Po un skam qen fare ne patos te fierit nuk e di nga bie me then te drejten
Diskutime rreth kësaj post